Akil Gjakova do të luftojë për medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Xhudisti jone, Akil Gjakova i ka nisur mirë garat në Grand Slamin e Xhudos në Abu Dhabi, duke marrë dy fitore, por duke u ndalë në çerekfinale dhe tani i duhet të kërkoj medaljen e bronztë me anë të repesazhit.
Akil Gjakova i nisi garat pa lojë në xhiron e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë, ndërsa në xhiron e dytë mposhti me ‘ippon’ xhudistin nga Izraeli, Ohad Moritz.
Në xhiron e tretë, xhudisti pejan pati punë edhe më të vështirë, pasi iu desh të perballjej me bartësin e parë dhe nën-kampionin e botës në fuqi, Makhmadbek Makhmadbekovin.
Megjithatë, Gjakova ishte brilant në ndeshjen ndaj tij, duke arritur ta mposht me ‘ippon’ në kohën shtesë.

Në çerekfinale, Gjakova u ndesh me Hidayat Heydarov nga Azerbajxhani, ku kësaj radhe ishte i pafat duke u mposht në shtesë.
Me këtë humbje, xhudisti jonë nuk eliminohet, por do të kërkoj medaljen e bronztë me anë të repesazhit. /Telegrafi/















































