Berisha thërret demokratët në protestë kombëtare: Nesër në orën 12:00, në mbështetje të studentëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar anëtarët, mbështetësit e partisë dhe qytetarët nga mbarë vendi që t’i bashkohen protestës kombëtare të së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të protestës studentore.
Në një konferencë për mediat këtë të premte, Berisha vlerësoi qëndresën e studentëve dhe të rinjve që prej disa ditësh protestojnë në rrugët e Tiranës, duke e cilësuar lëvizjen e tyre si një dëshmi të guximit qytetar.
Sipas kreut të PD-së, studentët kanë fituar mbështetje të gjerë dhe kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare përmes protestave dhe përplasjeve me policinë.
“Studentët në revoltën e tyre shumëditore kanë dëshmuar guximin e paparë ndonjëherë të qytetarëve në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Studentët në revoltën e tyre kanë gjunjëzuar narkoshtetin jo një, por disa herë”, deklaroi Berisha.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se është përpjekur të njollosë protestën dhe protestuesit, ndërsa hodhi akuza të rënda për mënyrën se si policia ka ndërhyrë gjatë tubimeve.
Berisha pretendoi se ndaj protestuesve është përdorur dhunë e pajustifikuar, duke përmendur edhe përdorimin e armëve në kundërshtim, sipas tij, me ligjin shqiptar dhe atë ndërkombëtar.
Kreu i opozitës u shpreh gjithashtu se akuzat e Ramës për përfshirjen e ANTIFA-s nuk janë besuar nga opinioni ndërkombëtar.
Në përfundim, Berisha përsëriti thirrjen për mobilizim të demokratëve dhe mbështetësve të opozitës në protestën e nesërme, duke e cilësuar atë si një tubim kombëtar në mbështetje të studentëve.
Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Balla reagon pas takimit me Presidentin Begaj: Merrni pjesë në zgjedhje vendore, bojkoti nuk është zgjidhje
Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetët e PD
- 12:42 Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
- 12:38 IKMT shemb disa objekte pa leje në Himarë
- 12:31 Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati
- 12:21 Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën
- 12:16 Kryen veprime të kundërligjshme gjatë protestës së djeshme në Tiranë, arrestohet një 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë
- 11:59 Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar