Drafti për zgjerimin e BE-së, Kosova pa përparim në fushat themelore
Komisioni Evropian do të miratojë dhe publikojë raportet vjetore të progresit në BE të mërkurën më 4 nëntor, si dhe paketën e zgjerimit. Sipas draftit të këtyre dokumenteve, shihet se Kosova është në grupin e vendeve që nuk kanë shënuar progres apo kanë shënuar kryesisht progres të limituar.
Si arsye kryesore e mungesës së progresit konkret në rastin e Kosovës përmendet se kriza e vazhdueshme politike dhe mungesa e një Kuvendi funksional, ka penguar punën e qeverisë dhe ka pasur ndikim të grupeve të interesit në gjyqësor dhe prokurori.
Në rastin e Kosovës këtë vit Komisioni Evropian për herë të parë përfshin në raport edhe përshtatjen e Kosovës me politikën e jashtme të BE-së, siç ka bërë edhe me vendet tjera në procesin e zgjerimit sipas Kapitullit 31. Komisioni në këtë dokument pritet të përshëndesë faktin se Kosova është përshtatur plotësisht me BE-në në fushën e politikës së jashtme.
Një pjesë e madhe e raportit për Kosovën i kushtohet edhe normalizimit të raporteve me Serbinë dhe obligimet nga dialogu. Për shkak të proceseve politike në të dyja vendet nuk ka pasur progres të duhur në zbatimin e obligimeve nga dialogu.
Përsëritet se për të dyja palët normalizimi i raporteve mbetet kusht për avancim në rrugëtimin drejt BE-së por edhe për zhvillim ekonomik. Tërhiqet vërejtja se mungesa e progresit ka pasoja.
“Normalizimi nuk është vetëm kërkesë për rrugëtimin Evropian. Ai është kyç për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të dy shoqërive dhe të rajonit. Mungesa e progresit ka çmim ekonomik dhe rrezikon që të dyja palët të mbeten prapa në kohën kur procesi I zgjerimit ka marr hov”, thuhet në raport.
Progresin më të madh, në fakt pothuajse përmbushjen e të gjitha kushteve, ka shënuar Mali i Zi për të cilin Komisioni Evropian beson se ky do të jetë raporti i fundit i progresit pasi pritet që së shpejti t’i përmbyllë negociatat e anëtarësimit.
Krahas raporteve të progresit Komisioni Evropian pritet të miratojë dhe publikojë edhe një udhërrëfyes me afate kohore për vendet më të avancuara për të arritur qëllimin e tyre në procesin e negociatave. Kjo do të bëhet për Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën përderisa ngelin shumë prapa Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia, Gjeorgjia dhe Turqia. Këto tri të fundit në disa raste kanë shënuar edhe kthim prapa sipas vlerësimit të Komisionit Evropian.
Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Vrasja në Pejë, ministri Sveçla: 11 policë të pezulluar, janë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë
Përplasje mes policisë dhe protestuesve jashtë Qeverisë së Kosovës për vrasjen e Arlinda Zekajt, gjuhet me vezë
- 12:59 Berisha thërret demokratët në protestë kombëtare: Nesër në orën 12:00, në mbështetje të studentëve
- 12:42 Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
- 12:38 IKMT shemb disa objekte pa leje në Himarë
- 12:31 Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati
- 12:21 Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën
- 12:16 Kryen veprime të kundërligjshme gjatë protestës së djeshme në Tiranë, arrestohet një 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë