Tuesday / November 3 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Mundësi investimi, javën e ardhshme zhvillohet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

Share Share Icon

Ministria e Financave do të zhvillojë në fillim të muajit nëntor ankandin e ri të obligacioneve 15-vjeçare. Shuma e obligacioneve që do t’u ofrohen për blerje investitorëve është 2 miliardë lekë.

Në ankandin e fundit të këtyre instrumenteve, të zhvilluar në muajin gusht, yield-i uniform i pranuar i këtyre instrumenteve u rrit në 6.35%, nga 6.22% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm të këtyre instrumenteve, në muajin qershor. Yield-i i këtyre instrumenteve aktualisht ka arritur nivelin më të lartë në dy vitet e fundit.

Kuponi indikativ i paraqitur para ankandit nga Ministria e Financave është në nivelin 6.45%, çka tregon një pritshmëri për rritje të mëtejshme të yield-eve nga ankandi i fundit.

Që prej tremujorit të dytë të këtij viti, yield-et e titujve afatgjatë kanë ndjekur një tendencë në rritje. Kjo mund të shpjegohet me një kërkesë disi më të ulët në ankande, por edhe me rritjen e inflacionit dhe pritshmëritë për rritjen e normave të interesit që shkaktoi kriza në Lindjen e Mesme.

Gjatë tremujorit të fundit, presionet mbi yield-et mund të nxiten edhe nga rritja e huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm. Sipas kalendarit të huamarrjes të Ministrisë së Financave, shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm, (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuar) do të ketë vlerën 87 miliardë lekëve, në rritje me 9.4% krahasuar me shumën e planifikuar të huamarrjes për tremujorin e tretë dhe me 34% krahasuar me planin e huamarrjes në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Obligacionet 15-vjeçare janë instrumentet e dyta më afatgjata të borxhit të emetuara nga qeveria shqiptare, pas obligacioneve 20-vjeçare.

Obligacionet afatgjata janë një alternativë e mirë sidomos për investitorët institucionalë. Veçanërisht për shoqëritë që administrojnë fonde me horizont afatgjatë, si fondet private të pensionit, ato krijojnë mundësi për të pasuruar spektrin e titujve në portofole dhe për të rritur kthimet për anëtarët. Shtimi i instrumenteve të borxhit me maturim afatgjatë krijon më shumë premisa për të zhvilluar tregun dytësor të titujve, për t’i bërë këta tituj më likuidë.

Megjithatë, këto instrumente mund të jenë alternativë edhe për investitorët e vegjël që synojnë investime financiare afatgjata, me norma më të larta kthimi.

Individët apo subjektet e interesuara për të investuar mund të marrin pjesë në ankandet e obligacioneve nëpërmjet bankave tregtare të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si shoqëri komisionere për investimin në tituj. Bankat e licencuara për këtë shërbim janë ABI Bank, BKT, Credins Bank, Fibank, Intesa Sanpaolo Bank, OTP Bank, Raiffeisen Bank, Tirana Bank dhe Union Bank. Shuma minimale e pjesëmarrjes në ankandet e obligacioneve është 300 mijë lekë.

Për shuma deri në 50 milionë lekë, investitorët mund të paraqiten në ankande me kërkesa konkurruese ose jo konkurruese, por çdo kërkesë vlera e së cilës kapërcen shumën 50 milionë lekë klasifikohet si kërkesë konkurruese pavarësisht subjektit pjesëmarrës në ankand./ E.Shehu

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit. Për herë të parë gjithashtu do të aplik...

59 minutes më parë 3 Min Lexim

Rritje çmimesh dhe kosto shtesë për profesionet e lira, APL analizon efektet e paketës së re

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) mbështetur në të dhënat e çmimeve dhe fuqisë blerëse sipas Eurostat dhe INSTAT, evidenton hendekun mes kost...

16 hours më parë 14 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!