Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

30 Tetor 2026 | 13:08

Paris Jackson ka nisur një betejë ligjore kundër John Brancës, një prej administratorëve të pasurisë së babait të saj, Michael Jackson, duke kërkuar uljen e kompensimit të tij. Sipas Daily Mail, ajo e akuzon për vonesa të përsëritura në raportimin financiar dhe mosrespektim të afateve të përcaktuara nga gjykata.

Avokatët e Parisit kërkojnë që kompensimi për vitet 2023 dhe 2024 të ulet nga 15% në 10% të të ardhurave bruto që lidhen me aktivitetet tregtare dhe argëtuese të pasurisë. Sipas tyre, vonesat kanë zgjatur proceset gjyqësore dhe kanë sjellë shpenzime të panevojshme.

Në qendër të konfliktit është edhe një shumë prej rreth 109.2 milionë dollarësh, për të cilën është kërkuar miratimi si kompensim për Brancën, ish-bashkëadministratorin John McClain dhe firmën ligjore të administratorit.

“Mjaft me lojëra dhe përpjekje për të fshehur problemet. Paris po kërkon uljen e tarifës së menaxhimit”, deklaroi një përfaqësues i Parisit deklaroi për Daily Mail.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e pasurisë i kanë hedhur poshtë akuzat, duke pretenduar se pasqyrat financiare për vitet 2023 dhe 2024 janë dorëzuar. Ata mbrojnë punën e tyre duke theksuar se, kur Michael Jackson ndërroi jetë, pasuria e tij kishte rreth 500 milionë dollarë borxhe, ndërsa sot vlerësohet të ketë një vlerë prej më shumë se 2 miliardë dollarësh. Sipas tyre, ky transformim është arritur përmes menaxhimit të katalogut muzikor dhe aktiviteteve tregtare.

Përplasja tashmë është në duart e drejtësisë, ndërsa Paris kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjësi në administrimin e trashëgimisë së të atit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat e studentëve, ambasadorja e BE nga Elbasani: Dhuna nuk mund të jetë mënyra e shprehjes së pakënaqësive

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa këtë të premte ka zhvilluar një vizitë në Elbasan, ku mori pjesë në takimin e...
13:08 | 30/10/2026

Balla reagon pas takimit me Presidentin Begaj: Merrni pjesë në zgjedhje vendore, bojkoti nuk është zgjidhje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas takimit konsultativ me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për caktimin e darës së zgjedhjeve vendore...
11:47 | 30/10/2026

Rasti i Arlinda Zekajt, pezullohen 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka pezulluar 11 zyrtarë policorë në lidhje me mënyrën se si është trajtuar rasti i Arlinda Zekajt, në Vitomiricë të Pejës. Sipas...
16:14 | 29/10/2026