
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Kërkesa e tij është pranuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili e ka liruar nga ky funksion.
Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria e Kosovës, e cila njofton se, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në detyrën e ushtruesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është caktuar Fehmi Hoti.
Në njoftim, Qeveria ka vlerësuar kontributin dhe angazhimin e Gazmend Hoxhës gjatë kohës që drejtoi Policinë e Kosovës.