Vodhi para nën kërcënimin e armës në Rrugën e Kombit në vitin 2021, identifikohet dhe shpallet në kërkim 36-vjeçari

Policia e Lezhës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 36-vjeçar, i dyshuar si njëri prej autorëve të një grabitjeje me armë zjarri, të ndodhur më 31 gusht 2021, në Rrugën e Kombit, në Mirditë. Sipas njoftimit të policisë, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, është identifikuar shtetasi me inicialet N. K., 36 vjeç, banues në Pukë, i dyshuar për përfshirje në ngjarjen ku shtetasit A. K. iu vodh një shumë parash nën kërcënimin e armës së zjarrit.
Në vijim të hetimeve, Gjykata e Lezhës ka caktuar ndaj 36-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”. Policia bën me dije se është identifikuar edhe një person tjetër i dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje, por për arsye hetimore nuk janë bërë publike të dhënat e tij.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 36-vjeçarit, dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë.
Njoftimi i plotë:
DVP Lezhë/Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga autorët e dyshuar të vjedhjes me armë zjarri, në gusht të vitit 2021, në Rrugën e Kombit, në Mirditë.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Pasurisë, të DVP Lezhë, si rezultat i hetimeve të thelluara në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka bërë të mundur identifikimin e shtetasit N. K., si njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 31.08.2021, në Rrugën e Kombit, në Mirditë, ku shtetasit A. K. iu vodh një shumë parash në kërcënimin e armës së zjarrit.
Në vijim të hetimeve, Gjykata e Lezhës i ka caktuar shtetasit N. K., 36 vjeç, banues në Pukë, masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Gjithashtu, gjatë hetimeve është identifikuar edhe një shtetas tjetër, i dyshuar i përfshirë në këtë ngjarje, po për arsye hetimore, nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.
Vijon puna për kapjen e shtetasit N. K., për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




