SHËNDET

Mungesa e vitaminës D mund të kalojë pa u vënë re: Shenjat që nuk duhet të injoroni

13:21 - 30.10.26 Gazeta GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mungesa e vitaminës D po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e mjekëve. Një raportim i BBC sjell në vëmendje rastin e një gruaje që zbuloi mungesën e kësaj vitamine vetëm pasi humbi ndjenjat në vendin e punës.

Lodhja, dobësia muskulore dhe dhimbjet e kockave mund të jenë ndër shenjat që shoqërojnë nivelet e ulëta të vitaminës D, por jo gjithmonë janë të lehta për t’u dalluar.

Vitamina D ka role të shumta në organizëm. Ajo ndihmon në:

  • Përforcimin e kockave dhe dhëmbëve;
  • Fuqizimin e sistemit imunitar;
  • Rritjen e aktivitetit dhe mirëqenien e sistemit nervor;
  • Mirëfunksionimin e mushkërive dhe sistemit kardiovaskular;
  • Shprehjen e gjeneve të përfshira në zhvillimin e kancerit;
  • Uljen e problemeve të fertilitetit.

1. Kocka të shëndetshme

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në përthithjen e kalciumit dhe mirëmbajtjen e niveleve të fosforit në gjak. Këta faktorë janë jetikë për ruajtjen e eshtrave të shëndetshme. Njerëzit kanë nevojë për vitaminë D, për të lejuar që zorrët të thithin kalciumin dhe të rimarrin kalciumin që veshkat sekretojnë.
Mungesa e saj tek fëmijët mund të shkaktojë rakitizëm, gjë që çon në një pamje mjaft të ngjeshur për shkak të zbutjes së eshtrave. Në mënyrë të ngjashme, tek të rriturit, mungesa e vitaminës D manifestohet si osteomalacia, që rezulton në densitet të dobët të kockave dhe dobësi muskulore.

2. Sistem imunitar i fuqishëm

Vitamina D ndihmon në parandalimin infeksioneve, duke përmirësuar aftësinë e trupit tuaj për të bllokuar bakteret e dëmshme dhe duke forcuar sistemin imunitar. Hulumtimet tregojnë se është e dobishme në parandalimin dhe trajtimin e tuberkulozit, psoriasis, ekzemës, infeksioneve të plagëve, gripit, infeksioneve të traktit urinar, madje dhe infeksioneve të syrit.

3. Mirëqenie e sistemit nervor

Disa studime kanë treguar se vitamina D gjithashtu ndikon në aftësinë tonë për të marrë vendime, për t’u përqendruar dhe për tëruajtur informacionin. Studiuesit tregojnë se njerëzit me nivele më të ulëta të viaminës D rezultojnë më dobët në provimet e standardizuara, mund të kenë aftësi të dobëta në vendimmarrje dhe të kenë vështirësi me detyrat që kërkojnë përqendrim dhe vëmendje.

4.Risk i ulët për sëmundje kardiovaskulare

Jo vetëm që marrja e mjaftueshme e vitaminës D është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të zemrës, por mungesa e saj mund të krijojë probleme serioze të zemrës. Hulumtimet tregojnë se mungesa e vitaminës D është e lidhur me një rrezik të shtuar të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë hipertensionin, atakun kardiak dhe sëmundjet ishemike të zemrës.
5.Mbron kundër kancerit
Simptomat e mungesës së vitaminës D kanë lidhje me rritjen e rrezikut për zhvillimin e kancerit, veçanërisht atij të gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës. Sipas hulumtimeve të publikuara në Frontiers in Endokrinology, vitamina D luan rol në faktorët që ndikojnë në rritjen e tumorit, diferencimin e qelizave dhe shumimin e tyre.
Studiuesit kanë zbuluar se rritja e ekspozimit në diell dhe niveli i duhur i vitaminës D janë të lidhura me uljen në përmasë të tumoritsi dheuljen e vdekshmërisë në shumë lloje të kancerit.
Sipas një studimi të botuar në American Journal of Clinical Nutrition, përmirësimi i vitaminës D dhe kalciumit zvogëlon ndjeshëm rrezikun e kancerit në gratë pas menopauzës.

5. Përmirëson Fertilitetin

Para se të shikoni për trajtime të shtrenjta të fertilitetit kur përpiqeni për një shtatzëni, sigurohuni që nivelet e vitaminës D tuaj të jenë optimale. Studimet tregojnë se vitamina D luan një rol të madh në fertilitet. Kjo pasi, rrit nivelin e progesteronit dhe estrogjenit tek femrat ndërsa përmirëson cilësinë e spermës tek meshkujt.

Shenjat e mungesës së vitaminës D

Dy nga simptomat më të zakonshme të mungesës së vitaminës D janë:

  • lodhja kronike.
  • dhimbjet e përhapura në të gjithë muskujt dhe nyjet.

Megjithatë, ka edhe disa simptoma të tjera si, infeksione të shpeshta dhe ftohjekronike, depresion,shërimi ngadalshëm i plagëve,dobësi e densitetit kockor,rënie e flokëve etj.

Ku mund të marrim vitaminë D?

Ushqime të pasura me vitaminë D janë:

  1. Peshku i egër me përmbajtje të lartë yndyrore (salmon, sardele, skumbri etj).
  2. Vaji i mëlçisë së merlucit.
  3. Vezët.
  4. Qumështi dhe djathi.
  5. Kërpudha të egra.

Kombinimi i ekspozimit të përditshëm në diell me ushqime të pasura me vitaminë D, do të sigurojë që ju të merrni të gjitha përfitimet e kësaj vitamine. Sigurisht nuk duhen harruar dhe suplementet me vitaminë D. Megjithatë, sigurohuni që të testoni nivelet tuaja të kësaj vitamine përpara se të vendosni të përdorni suplementet.

Sa vitaminë D duhet të konsumoni?

Doza e vitaminës D matet në mikrogram (mcg) ose në njësi ndërkombëtare (IU). Një mikrogram i vitaminës D është i barabartë me 40 IU.
Dozat e rekomanduara ditore të vitaminës D janë si më poshtë:

  • Bebet 0–12 muaj: 400 IU (10 mcg).
  • Fëmijët 1–18 vjeç: 600 IU (15 mcg).
  • Të rriturit deri në 70 vjeç: 600 IU (15 mcg).
  • Njerëzit mbi 70 vjeç: 800 IU (20 mcg).
  • Gratë shtatzëna ose me gjidhënie: 600 IU (15 mcg).

Ekspozimi i ndjeshëm në diellit për 5-10 minuta, 2-3 herë në javë, lejon shumicën e njerëzve të prodhojnë mjaftueshëm vitaminë D. Vitamina D nuk ka qendrueshmëri. Depozitat e organizmit me vitaminë D zbrazen, veçanërisht në dimër.

Ekspertët këshillojnë që suplementet të përdoren sipas nevojave individuale dhe rekomandimit të mjekut. Vitamina D luan rol të rëndësishëm në përthithjen e kalciumit dhe ruajtjen e shëndetit të kockave.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.