IKMT shemb shtatë struktura në Borsh, Dhërmi dhe Gjirin e Gjipesë. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit një aksion në disa zona të bregdetit të Himarës. Aksioni pritet të vijojë edhe në zona të tjera përgjatë vijës bregdetare të Bashkisë Himarë. Aktualisht, strukturat e IKMT-së po verifikojnë dokumentacionin e disa objekteve të tjera, ndërsa në varësi të rezultateve të kontrolleve pritet të ketë edhe ndërhyrje të mëtejshme.