Kronikë

Andi Bushati: Prokurori i SPAK ka shkuar të marrë dëshminë e Mirel Mërtirit në Vjenë! Do të dëgjojmë se kujt ia ka çuar lekët

07:15 - 30.10.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Andi Bushati deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, se një prokuror i SPAK, ka vajtur në Vjenë për të marrë dëshminë e Mirel Mërtirit, i cili mendohet se ka treguar se kujt ia ka çuar paratë e inceneratorëve.

Bushati tha se të arratisurit si Mërtiri apo Ahmetaj mund të flasin, ndërsa të tjerët si Veliaj nuk munden, pasi kërcënohen në burg.

“Mendoj se Veliaj është kalë i ngordhur, interesi i të cilit është të ruajë këto që ka. Prokurori i SPAK ka shkuar ti marrë dëshmitë Mërtirit në Vjenë. Kur je si Mërtiri i inceneratoëve apo Ahmetaj, ti flet. Kur je në qelitë e burgjeve të Ramës, shantazohesh të heshtësh. Do ti dëgjojmë ato të Mërtirit, se kujt ja ka çuar lekët.

Nuk ka rëndësi gjeografia e burgut, drejtori apo ministri. E rëndësishme është në burg mund ta kalosh jetën si në parajsë, si në burgun e Eskobarit, po mbrojte shefin. Nëse ti jep shenjë që do ti kundërvihesh shefit, ti ke këtë fat. Të vetmit të penduar për krimet e Ramës, janë ata që janë arratisur. Këta që Rama mban në qelitë e veta shantazhohen çdo moment, prandaj nuk flasin. Po folën edhe për Vuçiçin, i ndërrohet burgu. Pra i jepet sinjale, që ka edhe më keq, mund edhe të të vrasin në burg.

Nuk ka ambasadë të huaj që nuk e di se kush e ka urdhëruar vrasjen e Ervis Martinaj. Them vrasje shtetërore. Një njeri që vritet dhe shoqërohet nga uniform e policisë, e quaj vrasje shtetërore”, tha ndër të tjera Bushati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.