Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hyri në “BBVK 5” dhe u komentua për pamjen, zbulohet historia e trishtë e banores

    Skandal në “Egnatia Arena”, plas grushti mes tifozëve në ndeshjen e rrogozhinasve kundër Teutës (VIDEO)

    Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen penalisht tre drejtues automjetesh në Durrës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen penalisht tre drejtues automjetesh në Durrës
    Aktualitet

    Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen penalisht tre drejtues automjetesh në Durrës

    October 30, 2026
    Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen penalisht tre drejtues automjetesh në Durrës

    Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore për të shmangur masat administrative për shkeljet e konstatuara gjatë kontrolleve në trafik.

    Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për tre shtetas, të cilët u ndaluan për verifikim gjatë monitorimeve të intensifikuara të akseve rrugore në qytetin e Durrësit.

    Gjatë kontrollit, 47-vjeçari me inicialet D. H., banues në Durrës, rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Ndërsa 50-vjeçari M. Sh., gjithashtu banues në Durrës, kishte certifikatën e kontrollit teknik të automjetit me afat të përfunduar dhe drejtonte një automjet me fuqi motorike më të madhe se ajo e lejuar nga leja e drejtimit që dispononte.

    Në rastin e tretë, 23-vjeçari A. S., banues në Kosovë, u konstatua duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.

    Për të shmangur ndëshkimin administrativ, tre drejtuesit tentuan t’u ofronin para efektivëve të Policisë Rrugore, përkatësisht 4 mijë, 2 mijë dhe 1 mijë lekë.

    Në përfundim të veprimeve procedurale, ndaj të tre shtetasve nisi procedimi penal për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    aktualitet drejtues automjetesh Durrës Gjobat e policisë korrupsion kriminalitet lajme nga Durrësi policia e shtetit policia rrugore procedim penal rend dhe siguri ryshfet Shkelje të qarkullimit rrugor shqipëri Siguria rrugore Tentativë për korrupsion
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hyri në “BBVK 5” dhe u komentua për pamjen, zbulohet historia e trishtë e banores

    October 30, 2026

    Skandal në “Egnatia Arena”, plas grushti mes tifozëve në ndeshjen e rrogozhinasve kundër Teutës (VIDEO)

    October 30, 2026

    Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen penalisht tre drejtues automjetesh në Durrës

    October 30, 2026

    Bordi i Transparencës rrit me 6 lekë çmimin e naftës, do të shitet me 218 lekë/litër! Benzina ulet me 2 lekë

    October 30, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.