Dhuna që mbizotëroi në protestat e Tiranës në javën e parë të saj e që u përshkallëzua të shtunën e kaluar në tubimin kombëtar, për ambasadoren e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa , nuk është forma për të shprehur shqetësimet. Brenda një shteti demokratik thekson ajo- janë instrumentet për të dëgjuar zërin e qytetarëve.
"Kjo nuk duhet të ndodhë në shtetet demokratike. Kjo nuk duhet të ndodhë në vende ku mbrojmë demokracinë tonë. Nuk duhet të ketë dhunë në rrugë. Pakënaqësitë e qytetarëve duhet të trajtohen dhe është e domosdoshme të trajtohen brenda institucioneve demokratike, të cilat, nga ana e tyre, kanë detyrën, kapacitetin dhe duhet të dëshmojnë se janë në gjendje t’u përgjigjen këtyre pakënaqësive" tha ambasadorja e BE-sw.
Njëkohësisht ambasadorja theksoi edhe nevojën për të forcuar kapacitetet për t’i trajtuar këto shqetësime.
"Pra, kemi mjaft punë për të bërë të gjithë politikanët, nëpunësit civilë dhe qytetarët në përgjithësi për të forcuar kapacitetin e institucioneve demokratike që t’u përgjigjen këtyre pakënaqësive, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet në dhunë në rrugë" tha ajo.
Rruga e vetme për të luftuar për atë që besojmë – ambasadorja thotë se është duke folur për to.
"Gjithashtu, duhet të angazhohemi me të rinjtë, me shoqërinë civile, me të gjithë, për t’i përfshirë dhe për t’u shpjeguar rregullat e lojës së demokracisë. Nuk mund t’i trajtojmë këto pakënaqësi duke shkatërruar pronën publike dhe private dhe duke cenuar rendin dhe qetësinë publike, dhe as nuk duhet të luftojmë në këtë mënyrë për to. Dua të them se ka vende të përshtatshme për të luftuar për atë që besojmë, ose për atë që qytetarët besojnë se është mënyra më e mirë për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve të tyre. Dhe kjo, edhe një herë, duhet të bëhet përmes institucioneve. Këtu, bashkitë dhe autoritetet vendore luajnë gjithashtu një rol të madh" tha ajo.
Qëndrimin, ambasadorja e shfaqi për mediat pas takimit të katërt të komitetit të përbashkët konsultativ CoR-Shqipëri mbi rolin e pushtetit vendor në integrimin Europian. Edhe bashkëkryetari i këtij komuniteti, Antonio Mazzeo, theksoi se dhuna “nuk mund të jetë mjet i pranueshëm i shprehjes politike në një shoqëri demokratike”.
“Protesta paqësore është një mjet plotësisht legjitim dhe demokratik përmes të cilit qytetarët duhet të kërkojnë të dëgjohet zëri i tyre” tha ai
Ai i bëri thirrje të gjitha palëve, institucioneve, por edhe protestuesve.
“Të veprojnë me përgjegjshmëri dhe të shmangin çdo lloj përshkallëzimi që nuk bën aspak mirë. Qëndrueshmëria e një demokracie nuk matet vetëm me aftësinë për të garantuar rendin publik, por edhe me aftësinë e institucioneve për të ruajtur pluralizmin politik, përfaqësimin demokratik dhe besimin e qytetarëve” tha ai.









Komente
Komento