Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ipeshkvijtë shqiptarë takojnë Papa Leonin XIV në Vatikan, i bëjnë ftesë të vizitojë Shqipërinë

    Protestat, ambasadorja e BE: Dhuna nuk mund të jetë mënyra e shprehjes së pakënaqësive

    Berisha thirrje militantëve të PD-së: Nesër të gjithë në protestë, se studentët nuk kanë më fuqi pa mbështetjen tonë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ipeshkvijtë shqiptarë takojnë Papa Leonin XIV në Vatikan, i bëjnë ftesë të vizitojë Shqipërinë
    Aktualitet

    Ipeshkvijtë shqiptarë takojnë Papa Leonin XIV në Vatikan, i bëjnë ftesë të vizitojë Shqipërinë

    October 30, 2026
    Ipeshkvijtë shqiptarë takojnë Papa Leonin XIV në Vatikan, i bëjnë ftesë të vizitojë Shqipërinë

    Të gjendur në Romë për vizitën Ad Limina Apostolorum, barinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri u pritën në audiencë private nga Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV.

    Gjatë takimit, i cili zgjati më shumë se një orë, ipeshkvijtë informuan Papën mbi situatën dhe gjendjen në të cilën ndodhen Kisha dhe Shqipëria, duke paraqitur realitetin, sfidat dhe shqetësimet me të cilat përballen.

    Në emër të ipeshkvijve dhe të mbarë Kishës Katolike në Shqipëri, Papën e përshëndeti Imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

    Barinjtë e Kishës sonë i dhuruan Atit të Shenjtë ikonën e Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore e Popullit Shqiptar, të punuar me mjeshtëri nga një artist shqiptar, duke përtërirë njëkohësisht ftesën për të vizituar vendin tonë.

    Gjithashtu, nuk mungoi edhe libri kushtuar martirëve të Shqipërisë, i cili përmbledh historinë e martirizimit dhe të qëndresës së lavdishme të Kishës në Shqipëri. Dhuratat u plotësuan me një pëlhurë zadrimore, simbol karakteristik jo vetëm i kësaj treve, por edhe i dashurisë, përkushtimit dhe punës së përditshme të duarve të nënave tona shqiptare.

    Fjala e Gjergj Metës;

    Fort i Lumturi Atë, kam kënaqësinë t’Ju drejtoj këtë përshëndetje të shkurtër në emër të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, me rastin e vizitës ad limina Apostolorum. Videre Petrum dhe vizita pranë varreve të Apostujve janë për ne një rast për të kremtuar fenë tonë, për t’u rrokur fort rreth Jush, Atë i Shenjtë, dhe për t’u përforcuar në fe. Të përforcuar kështu, do të kthehemi në Dioqezat tona për të përforcuar në fe meshtarët, rregulltarët, rregulltaret dhe besimtarët laikë. Atë i Shenjtë, së pari, Ju përshëndes në emër të ipeshkvijve dhe administratorëve këtu të pranishëm. Së bashku përfaqësojmë pesë Dioqeza dhe një Administraturë Apostolike. Si barinj të Kishës që është në Shqipëri, në bashkim me mbarë Kishën dhe me Selinë e Romës, vazhdojmë, edhe mes vështirësive, shërbesën tonë si barinj të grigjës që na është besuar nga Krishti Zot nëpërmjet Pasardhësit të Pjetrit. Në mënyrë të veçantë, Ju sjell përshëndetjen dhe përqafimin e meshtarëve tanë, të cilët çdo ditë punojnë me përkushtim në vreshtin e Zotit. Ata Ju shprehin, Atë i Shenjtë, besnikërinë dhe dashurinë e tyre dhe luten për Ju. Ju sjell përshëndetjen e rregulltarëve dhe rregulltareve tona, të cilët, me besnikërinë e tyre ndaj Krishtit nëpërmjet këshillave ungjillore, janë një shenjë e madhe për besimtarët tanë dhe jo vetëm për ta. Edhe ata sot janë me ne dhe ne bëhemi zëri i tyre pranë Jush për t’Ju përshëndetur e përqafuar. Ju sjell përshëndetjen dhe përzemërsinë e besimtarëve tanë, të të gjitha dioqezave dhe të të gjitha famullive, nga më të dukshmet deri tek ato më pak të dukshmet. Ata Ju shohin, Atë i Shenjtë, me shumë përzemërsi. Katolikët e Shqipërisë i kanë qëndruar gjithmonë besnikë Selisë Apostolike, pavarësisht vështirësive, përndjekjeve, varfërisë dhe izolimit. Të gjithë, të rinj e të moshuar, të rritur e fëmijë, burra e gra, Ju dërgojnë një përqafim të madh e të përzemërt, duke kërkuar mbrojtjen e Martirëve të Lumë shqiptarë për shërbesën Tuaj. Së fundi, Ju sjell përshëndetjen e të gjithë shqiptarëve, edhe të atyre që nuk janë katolikë, dhe sidomos të udhëheqësve fetarë të vendit. Ata Jua duan të mirën dhe shohin në Personin Tuaj një mik dhe një udhërrëfyes që ka çfarë t’i thotë botës, edhe në emër të të gjithë atyre që nuk kanë zë. Atë i Shenjtë, dëshirojmë t’Ju falënderojmë për dëshminë që na keni dhënë të gjithëve ne dhe mbarë botës që nga çasti i parë kur u shfaqët në lozhën e Shën Pjetrit, duke uruar një paqe të çarmatosur dhe çarmatosëse. Me vendosmëri ungjillore, në shumë raste, Ju keni shpallur paqen që vjen nga Krishti, duke dënuar luftën. Ju falënderojmë për Enciklikën Magnifica humanitas, e cila na ka ofruar një vizion antropologjik në një kohë kur duket se njerëzorja po lihet mënjanë për shkak të makinave të inteligjencës artificiale dhe të një algoritmi që ngrihet si zëvendësues i përgjegjësisë njerëzore. Në këtë Enciklikë kaq të bukur, Ju keni nxjerrë sërish në pah vendin qendror të njeriut, të çdo burri e të çdo gruaje, si dhe dinjitetin e tyre. Faleminderit, Atë i Shenjtë, edhe për dëshminë që keni dashur dhe keni ditur t’i jepni botës duke bërë të ditur gjendjen Tuaj shëndetësore. Jemi lutur për Ju dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Fort i Lumturi Atë, në përfundim të këtij takimi, përtërijmë ftesën tonë për ta vizituar Shqipërinë. Nëna e Këshillit të Mirë Ju pret me përqafimin e saj dhe është asaj që ia besojmë shërbesën Tuaj dhe tonën si barinj. Faleminderit! Na bekoni ne dhe Kishat tona! Ne Ju sigurojmë lutjet tona.

    aktualitet Feja katolike Ftesë për vizitë Ipeshkvijtë shqiptarë Ipeshkvinjtë e Shqipërisë kisha katolike Komuniteti katolik Lajme nga Vatikani Marrëdhëniet Shqipëri-Vatikan Papa Leoni XIV Selia e Shenjtë shqipëri Takimi me Papën VATIKAN Vizita e Papës në Shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ipeshkvijtë shqiptarë takojnë Papa Leonin XIV në Vatikan, i bëjnë ftesë të vizitojë Shqipërinë

    October 30, 2026

    Protestat, ambasadorja e BE: Dhuna nuk mund të jetë mënyra e shprehjes së pakënaqësive

    October 30, 2026

    Berisha thirrje militantëve të PD-së: Nesër të gjithë në protestë, se studentët nuk kanë më fuqi pa mbështetjen tonë

    October 30, 2026

    Vrasja e Arlinda Zekajt/ Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

    October 30, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.