Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ipeshkvijtë shqiptarë takojnë Papa Leonin XIV në Vatikan, i bëjnë ftesë të vizitojë Shqipërinë

    Protestat, ambasadorja e BE: Dhuna nuk mund të jetë mënyra e shprehjes së pakënaqësive

    Berisha thirrje militantëve të PD-së: Nesër të gjithë në protestë, se studentët nuk kanë më fuqi pa mbështetjen tonë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Vaksinimi kundër gripit sezonal, ministrja Spahiu: Mbrojtja e personelit shëndetësor, garanci për sigurinë e pacientëve
    Lajmet e fundit

    Vaksinimi kundër gripit sezonal, ministrja Spahiu: Mbrojtja e personelit shëndetësor, garanci për sigurinë e pacientëve

    October 30, 2026
    Vaksinimi kundër gripit sezonal, ministrja Spahiu: Mbrojtja e personelit shëndetësor, garanci për sigurinë e pacientëve

    Fushata e vaksinimit kundër gripit sezonal vijon në të gjithë vendin, me fokus mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara nga format e rënda dhe komplikacionet e gripit. Në kuadër të saj, janë shpërndarë 280 mijë doza të vaksinës trevalente, e cila siguron mbrojtje ndaj tri viruseve të gripit sezonal: A(H1N1), A(H3N2) dhe B të linjës Victoria.

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu, e shoqëruar nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Dorina Toçi vizitoi Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve Nr. 1 në Tiranë, ku u njoh me ecurinë e fushatës, organizimin e procesit të vaksinimit dhe angazhimin e strukturave shëndetësore në të gjithë vendin.

    Gjatë vizitës, ministrja Spahiu bëri thirrje për rritjen e pjesëmarrjes së personelit shëndetësor në vaksinim, duke e cilësuar imunizimin si një përgjegjësi profesionale që shkon përtej mbrojtjes individuale. Vaksinimi i mjekëve, infermierëve dhe profesionistëve të tjerë të shëndetësisë është një masë thelbësore për uljen e rrezikut të transmetimit të virusit te pacientët, veçanërisht ata me imunitet të dobësuar apo me gjendje shëndetësore të rënduar, si dhe për garantimin e vazhdimësisë së shërbimeve shëndetësore gjatë sezonit të gripit.

    Ministrja vuri theksin veçanërisht te nevoja për rritjen e mbulimit vaksinal në strukturat spitalore, sidomos në spitalet terciare dhe shërbimet me fluks të lartë pacientësh, ku masat parandaluese janë thelbësore për sigurinë e kujdesit shëndetësor.

    Fushata e vaksinimit, e nisur në fillim të muajit tetor, përfshin personelin shëndetësor dhe kategoritë e popullatës me risk të shtuar, me përparësi të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

    Nga fillimi i fushatës së vaksinimit kundër gripit sezonal deri më 30 tetor 2026, në shkallë vendi janë administruar 125 676 doza. Sipas të dhënave paraprake, rreth 75% e dozave janë administruar te personat mbi 65 vjeç. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe është vaksinuar rreth 22% e personelit shëndetësor.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe strukturat shëndetësore në të gjithë vendin, vijon punën për rritjen e mbulimit vaksinal dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, me synim mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara, parandalimin e komplikacioneve dhe garantimin e sigurisë së pacientëve gjatë sezonit të gripit.

    Postimi i Klodiana Spahiut:

    Në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve Nr. 1 në Tiranë, u njoha nga afër me ecurinë e fushatës së vaksinimit kundër gripit sezonal, e cila vijon në të gjithë vendin, me vëmendje të veçantë ndaj grupeve më të rrezikuara.

    Një apel për personelin shëndetësor: Vaksinimi, përtej mbrojtjes individuale, është një përgjegjësi profesionale për sigurinë e pacientëve dhe garantimin e vazhdimësisë së shërbimeve shëndetësore. Mbi 125 mijë doza të vaksinës kundër gripit janë administruar nga nisja e fushatës deri më sot në të gjithë vendin, duke kontribuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe parandalimin e komplikacioneve të gripit sezonal. 

    aktualitet fushata e vaksinimit Gripi sezonal Imunizimi infermierët Mbrojtja shëndetësore Ministria e Shëndetësisë Ministrja Evis Spahiu Mjekët parandalimi i gripit Personeli shëndetësor Shëndeti Publik shqipëri Siguria e pacientëve sistemi shëndetësor vaksinimi vaksinimi kundër gripit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ipeshkvijtë shqiptarë takojnë Papa Leonin XIV në Vatikan, i bëjnë ftesë të vizitojë Shqipërinë

    October 30, 2026

    Protestat, ambasadorja e BE: Dhuna nuk mund të jetë mënyra e shprehjes së pakënaqësive

    October 30, 2026

    Berisha thirrje militantëve të PD-së: Nesër të gjithë në protestë, se studentët nuk kanë më fuqi pa mbështetjen tonë

    October 30, 2026

    Vrasja e Arlinda Zekajt/ Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

    October 30, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.