Bizneset në Maqedoninë e Veriut gjeneruan 36.19 miliardë euro qarkullim në vitin 2025

Gjatë vitit 2025, subjektet afariste në Maqedoninë e Veriut regjistruan një qarkullim total prej më shumë se 36 miliardë eurosh.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se 70.843 biznese të orientuara drejt tregut realizuan 2.226.478 milionë denarë qarkullim, shumë që korrespondon me rreth 36.19 miliardë euro.

Të lidhura

None found

Aktiviteti i këtyre subjekteve solli një vlerë të shtuar bruto prej 522.087 milionë denarësh, ose afërsisht 8.49 miliardë euro.

Sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë zuri pjesën kryesore të qarkullimit të përgjithshëm, me 38,7 për qind. Industria përpunuese u rendit e dyta, duke kontribuar me 24,5 për qind.

Për sa i përket vlerës së shtuar bruto, udhëheqëse ishte industria përpunuese me 26,2 për qind. Tregtia me shumicë dhe pakicë përbënte 20 për qind, ndërtimtaria 10 për qind, ndërsa telekomunikacioni, programimi kompjuterik, konsulenca dhe veprimtaritë e tjera informatike 9,2 për qind.


Shtuar më 30.10.2026 14:53