• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

by A R
30/10/2026 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interi dhe Milani kanë prezantuar projektin e stadiumit të ri që do të zëvendësojë impiantin legjendar “San Siro”, ku dy klubet gjigante të futbollit italian kanë zhvilluar ndeshjet e tyre për dekada me radhë.

Stadiumi i ri do të mbajë emrin “Generali Stadium”, sipas kompanisë më të madhe të sigurimeve në Itali, e cila do të jetë sponsorizuese e impiantit, shkruan A2 CNN. Ai do të ketë një kapacitet prej 71 500 vendesh, ndërsa investimi i përbashkët i dy klubeve parashikohet të arrijë në 1,2 miliardë euro.

Projekti u prezantua të enjten në një aktivitet gala të organizuar në kështjellën “Castello Sforzesco” në Milano. Sipas planit, punimet për ndërtimin e stadiumit do të nisin në vitin 2028, në territorin ku ndodhet aktualisht “San Siro”. Impianti i ri pritet të vihet në funksion për sezonin 2031-2032.

Megjithatë, projekti nuk është pritur pozitivisht nga të gjithë tifozët. Një grup mbështetësish të Interit protestuan jashtë aktivitetit, duke shpalosur një banderolë me mesazhin: “Nuk do të mund t’i shuani kurrë dritat e San Siros”. Ata brohoritën gjithashtu kundër shembjes së stadiumit historik.

Arkitekti Norman Foster, i cili ka bashkëpunuar në projekt, shpjegoi se stadiumi do të ketë një strukturë të ulët në pjesën qendrore, ndërsa do të ngrihet në të dyja anët pas portave. Një prej veçorive kryesore do të jetë vendosja e tribunave shumë pranë fushës, me synimin për të krijuar një atmosferë më intensive për tifozët.

Përveç ndeshjeve të futbollit, impianti i ri do të jetë i përshtatshëm edhe për ndeshje të NFL-së, rugby dhe koncerte muzikore.

Interi dhe Milani kanë paguar 197 milionë euro për blerjen e stadiumit aktual “San Siro” dhe hapësirave të parkimit përreth tij. Ndërsa ndërtimi i impiantit të ri po i afrohet përfundimit, stadiumi ekzistues do të shembet në pjesën më të madhe.

I njohur edhe si “Stadio Giuseppe Meazza”, “San Siro” u inaugurua në vitin 1926 dhe është stadiumi më i madh në Itali. Pavarësisht historisë së tij të pasur dhe statusit si një prej impianteve më ikonike të futbollit europian, stadiumi ka nevojë për modernizim të thellë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

October 30, 2026
Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

October 30, 2026
E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

October 30, 2026
Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

October 30, 2026
VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

Operacioni “Gjurmët”/ Zbulohen mbi 56 kg kanabis në pyjet e Komanit, arrestohen 4 persona

October 30, 2026
Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

October 30, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Leo XIV aplikoi për votim me postë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

October 30, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, sa do të paguajnë shoferët nga sot?

October 30, 2026
Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

October 30, 2026
Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In