Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të shpallen deri më 27 nëntor
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Serbisë, Ana Bërnabiç, njoftoi se zgjedhjet presidenciale do të shpallen brenda afatit kushtetues, jo më vonë se 27 nëntori, ose, nëse formohen institucionet e reja, këtë do ta bëjë ushtruesi i ri i detyrës së presidentit.
Bërnabiç i bëri thirrje shumicës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, që ta formojë Qeverinë sa më parë.
E pyetur se kur do ta thërrasë seancën e Kuvendit, pasi të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, ajo u përgjigj se kjo do të bëhet “në afatin më të shkurtër të mundshëm”.
Gazetarët e pyetën atë se kë e ka falur ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe Bërnabiç tha se, sipas Kushtetutës, faljet nuk janë në kompetencë të ushtruesit të detyrës së presidentit dhe se ajo nuk mund të flasë për këtë çështje.
Aleksandar Vuçiç, i cili dha dorëheqje mbrëmjen e 27 shtatorit, një ditë më vonë ia dorëzoi detyrën e presidentit kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç.
Vuçiq i dorëzoi Bërnabiçit vulën presidenciale, dokumentet për faljet dhe dokumentet e tjera që kishte administruar gjatë kohës sa ishte president.
Pak para dorëheqjes, Vuçiç mori vendim për faljen dhe amnistinë e 49 personave.
Deri më tani, emrat e tyre nuk janë bërë publikë.
Zgjedhjet në Serbi, Lista Serbe: Mbetemi të përkushtuar ndaj lidhjeve institucionale me Beogradin
Drafti për zgjerimin e BE-së, Kosova pa përparim në fushat themelore
Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
- 14:46 Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona
- 14:25 Zgjedhjet në Serbi, Lista Serbe: Mbetemi të përkushtuar ndaj lidhjeve institucionale me Beogradin
- 14:24 Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen
- 14:12 Mbi 56 kg kanabis e ndarë në 10 thasë, arrestohen 4 persona në Shkodër! Procedohet edhe një tjetër
- 14:07 Papa Leoni XIV pret në Romë ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë të Shqipërisë
- 14:00 Papa Leo XIV aplikoi për votim me postë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA