Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lotaria amerikane e Green Card për vitin 2027 mbetet e pezulluar, Gjykata e Apelit në SHBA bllokon përkohësisht vendimin për rihapjen e lotarisë

    Bojkoti ndaj GJKKO-së, nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë

    Ipeshkvijtë shqiptarë takojnë Papa Leonin XIV në Vatikan, i bëjnë ftesë të vizitojë Shqipërinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Lotaria amerikane e Green Card për vitin 2027 mbetet e pezulluar, Gjykata e Apelit në SHBA bllokon përkohësisht vendimin për rihapjen e lotarisë
    Lajmet e fundit

    Lotaria amerikane e Green Card për vitin 2027 mbetet e pezulluar, Gjykata e Apelit në SHBA bllokon përkohësisht vendimin për rihapjen e lotarisë

    October 30, 2026
    Lotaria amerikane e Green Card për vitin 2027 mbetet e pezulluar, Gjykata e Apelit në SHBA bllokon përkohësisht vendimin për rihapjen e lotarisë

    Lotaria amerikane e Green Card për vitin 2027 do të mbetet e pezulluar. Një gjykatë federale e apelit në San Francisko të Kalifornisë ka pezulluar përkohësisht vendimin që detyronte administratën e presidentit Donald Trump të rihapte programin e vizave amerikane.

    Vendimi, i marrë nga një trupë prej tre gjyqtarësh, i lejon qeverisë amerikane të mbajë të pezulluar programin deri në shqyrtimin e mëtejshëm të apelimit.

    Çështja nisi pas një padie të ngritur në gusht nga firma ligjore Red Eagle Law kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për shkak të mosnisjes së regjistrimeve për lotarinë e vitit 2027.

    Gjykata kishte pranuar se Departamenti amerikan i Shtetit nuk kishte dhënë shpjegime për mosnisjen e aplikimeve, duke e cilësuar këtë veprim si një anulim de fakto të programit.

    Megjithatë, vendimi i fundit nuk e mbyll përfundimisht çështjen. Ai vetëm pezullon zbatimin e urdhrit të gjykatës më të ulët, ndërsa procesi ligjor do të vijojë.

    Përfaqësuesi i palës paditëse ka deklaruar se beteja ligjore do të vazhdojë për të mbrojtur të drejtat e personave të përzgjedhur.

    Lotaria amerikane e Green Card ofron çdo vit deri në 55 mijë viza për shtetasit e vendeve me nivel të ulët emigrimi drejt Shteteve të Bashkuara.

    Më 18 dhjetor 2025, administrata Trump njoftoi pezullimin e përkohshëm të programit, me urdhër të presidentit dhe përmes Sekretares së atëhershme të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem.

    aktualitet Bllokimi i lotarisë amerikane DV Lottery 2027 Emigracioni në SHBA Emigrimi në Amerikë Gjykata e Apelit në SHBA Green Card 2027 lajme nga Amerika lotaria amerikane Lotaria Amerikane 2027 Pezullimi i lotarisë Programi DV Lottery Rihapja e Green Card SHBA shqipëri shqiptarët në SHBA Shtetet e Bashkuara të Amerikës viza amerikane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lotaria amerikane e Green Card për vitin 2027 mbetet e pezulluar, Gjykata e Apelit në SHBA bllokon përkohësisht vendimin për rihapjen e lotarisë

    October 30, 2026

    Bojkoti ndaj GJKKO-së, nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë

    October 30, 2026

    Ipeshkvijtë shqiptarë takojnë Papa Leonin XIV në Vatikan, i bëjnë ftesë të vizitojë Shqipërinë

    October 30, 2026

    BE dënon dhunën në protesta: Ankesat në institucione, pakënaqësitë jo duke shkatërruar pronën publike e private!

    October 30, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.