Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lotaria amerikane e Green Card për vitin 2027 mbetet e pezulluar, Gjykata e Apelit në SHBA bllokon përkohësisht vendimin për rihapjen e lotarisë

    Bojkoti ndaj GJKKO-së, nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë

    Ipeshkvijtë shqiptarë takojnë Papa Leonin XIV në Vatikan, i bëjnë ftesë të vizitojë Shqipërinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » BE dënon dhunën në protesta: Ankesat në institucione, pakënaqësitë jo duke shkatërruar pronën publike e private!
    Kryesore

    BE dënon dhunën në protesta: Ankesat në institucione, pakënaqësitë jo duke shkatërruar pronën publike e private!

    October 30, 2026
    BE dënon dhunën në protesta: Ankesat në institucione, pakënaqësitë jo duke shkatërruar pronën publike e private!

    Dhuna që mbizotëroi në protestat e Tiranës në javën e parë të saj e që u përshkallëzua të shtunën e kaluar në tubimin kombëtar, për ambasadoren e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa , nuk është forma për të shprehur shqetësimet. Brenda një shteti demokratik thekson ajo- janë instrumentet për të dëgjuar zërin e qytetarëve.

    “Kjo nuk duhet të ndodhë në shtetet demokratike. Kjo nuk duhet të ndodhë në vende ku mbrojmë demokracinë tonë. Nuk duhet të ketë dhunë në rrugë. Pakënaqësitë e qytetarëve duhet të trajtohen dhe është e domosdoshme të trajtohen brenda institucioneve demokratike, të cilat, nga ana e tyre, kanë detyrën, kapacitetin dhe duhet të dëshmojnë se janë në gjendje t’u përgjigjen këtyre pakënaqësive” tha ambasadorja e BE-sw. 

    Njëkohësisht ambasadorja theksoi edhe nevojën për të forcuar kapacitetet për t’i trajtuar këto shqetësime.

    “Pra, kemi mjaft punë për të bërë të gjithë politikanët, nëpunësit civilë dhe qytetarët në përgjithësi për të forcuar kapacitetin e institucioneve demokratike që t’u përgjigjen këtyre pakënaqësive, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet në dhunë në rrugë” tha ajo. 

    Rruga e vetme për të luftuar për atë që besojmë – ambasadorja thotë se është duke folur për to.

    “Gjithashtu, duhet të angazhohemi me të rinjtë, me shoqërinë civile, me të gjithë, për t’i përfshirë dhe për t’u shpjeguar rregullat e lojës së demokracisë.  Nuk mund t’i trajtojmë këto pakënaqësi duke shkatërruar pronën publike dhe private dhe duke cenuar rendin dhe qetësinë publike, dhe as nuk duhet të luftojmë në këtë mënyrë për to.  Dua të them se ka vende të përshtatshme për të luftuar për atë që besojmë, ose për atë që qytetarët besojnë se është mënyra më e mirë për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve të tyre. Dhe kjo, edhe një herë, duhet të bëhet përmes institucioneve. Këtu, bashkitë dhe autoritetet vendore luajnë gjithashtu një rol të madh” tha ajo. 

    Qëndrimin, ambasadorja e shfaqi për mediat pas takimit të katërt të komitetit të përbashkët konsultativ CoR-Shqipëri mbi rolin e pushtetit vendor në integrimin Europian. Edhe bashkëkryetari i këtij komuniteti, Antonio Mazzeo, theksoi se dhuna “nuk mund të jetë mjet i pranueshëm i shprehjes politike në një shoqëri demokratike”.

    “Protesta paqësore është një mjet plotësisht legjitim dhe demokratik përmes të cilit qytetarët duhet të kërkojnë të dëgjohet zëri i tyre” tha ai 

    Ai i bëri thirrje të gjitha palëve, institucioneve, por edhe protestuesve.

    “Të veprojnë me përgjegjshmëri dhe të shmangin çdo lloj përshkallëzimi që nuk bën aspak mirë.  Qëndrueshmëria e një demokracie nuk matet vetëm me aftësinë për të garantuar rendin publik, por edhe me aftësinë e institucioneve për të ruajtur pluralizmin politik, përfaqësimin demokratik dhe besimin e qytetarëve” tha ai. 

    aktualitet ambasadorja e BE-së Bashkimi Evropian BE Deklarata e ambasadores dhuna në protesta E drejta për protestë liria e shprehjes opozita Pakënaqësitë qytetare politika shqiptare protesta qytetare protestat në Shqipëri reagimi i BE-së Rend dhe qetësi shqipëri siguria publike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lotaria amerikane e Green Card për vitin 2027 mbetet e pezulluar, Gjykata e Apelit në SHBA bllokon përkohësisht vendimin për rihapjen e lotarisë

    October 30, 2026

    Bojkoti ndaj GJKKO-së, nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë

    October 30, 2026

    Ipeshkvijtë shqiptarë takojnë Papa Leonin XIV në Vatikan, i bëjnë ftesë të vizitojë Shqipërinë

    October 30, 2026

    BE dënon dhunën në protesta: Ankesat në institucione, pakënaqësitë jo duke shkatërruar pronën publike e private!

    October 30, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.