Skip to content
30 October, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Papa Leoni XIV, pret në audiencë private ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë të Shqipërisë

ShkodraWeb 30 October, 2026
full hd.05_21_56_22.Still089

Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, pret në audiencë private ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë të Shqipërisë

Të gjendur në Romë për vizitën Ad Limina Apostolorum (një vizitë periodike që ipeshkvijtë e çdo vendi zhvillojnë në Vatikan, një herë në pesë vjet), barinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri u pritën në audiencë private nga Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV.

Gjatë takimit, i cili zgjati më shumë se një orë, ipeshkvijtë informuan Papën mbi situatën dhe gjendjen në të cilën ndodhen Kisha dhe Shqipëria, duke paraqitur realitetin, sfidat dhe shqetësimet me të cilat përballen.

Në emër të ipeshkvijve dhe të mbarë Kishës Katolike në Shqipëri, Papën e përshëndeti Imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Barinjtë e Kishës sonë i dhuruan Atit të Shenjtë ikonën e Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore e Popullit Shqiptar, të punuar me mjeshtëri nga një artist shqiptar, duke përtërirë njëkohësisht ftesën për të vizituar vendin tonë.

Gjithashtu, nuk mungoi edhe libri kushtuar martirëve të Shqipërisë, i cili përmbledh historinë e martirizimit dhe të qëndresës së lavdishme të Kishës në Shqipëri. Dhuratat u plotësuan me një pëlhurë zadrimore, simbol karakteristik jo vetëm i kësaj treve, por edhe i dashurisë, përkushtimit dhe punës së përditshme të duarve të nënave tona shqiptare. /Nga Dom Mark Pashkja, Zëdhënës i Kishës Katolike në Shqipëri/

Post navigation

Previous: VIDEO – Policia kap 56.7 kg kanabis në Vau Dejës, vihen në pranga nga uniformat blu 4 persona…

TË FUNDIT

full hd.05_18_39_21.Still088

VIDEO – Policia kap 56.7 kg kanabis në Vau Dejës, vihen në pranga nga uniformat blu 4 persona…

ShkodraWeb 30 October, 2026
kristian shkreli landfill bushat

“Lajm i pavërtetë”, kryebashkiaku i Vau Dejësit Kristian Shkreli përgenjeshtron: Nuk ka kërkesa nga bashkitë…

ShkodraWeb 30 October, 2026
psd 2026

Zgjedhjet vendore 2027, PSD- ja e Tom Doshit i propozon datë konkrete presidentit Begaj…

ShkodraWeb 30 October, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Papa Leoni XIV, pret në audiencë private ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë të Shqipërisë 30 October, 2026
  • VIDEO – Policia kap 56.7 kg kanabis në Vau Dejës, vihen në pranga nga uniformat blu 4 persona… 30 October, 2026
  • “Lajm i pavërtetë”, kryebashkiaku i Vau Dejësit Kristian Shkreli përgenjeshtron: Nuk ka kërkesa nga bashkitë… 30 October, 2026
  • Zgjedhjet vendore 2027, PSD- ja e Tom Doshit i propozon datë konkrete presidentit Begaj… 30 October, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, ish-deputeti dhe publicisti shkodran Bashkim Zeneli 30 October, 2026
  • Erion Veliaj nga paraburgimi i Fierit, shkarkon dy zëvendëskryetarët e Bashkisë, emëron themeluesen e FRESSH-it 30 October, 2026
  • PARASHIKIMI – Nga Veriu në Jug, 34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Qarkun e Shkodrës… 30 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 30 tetor 2026… 30 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 30 tetor 2026… 30 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 30 tetor 2026… 30 October, 2026
  • “Është kryer brenda të gjitha ligjeve”, transferimi i Erion Veliaj, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 29 October, 2026
  • VIDEO – Interes i lartë për përfshirje në Policinë e Shtetit, 1000 kandidatë në garë për “Patrullën…” 29 October, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.05_21_56_22.Still089

VIDEO – Papa Leoni XIV, pret në audiencë private ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë të Shqipërisë

ShkodraWeb 30 October, 2026
full hd.05_18_39_21.Still088

VIDEO – Policia kap 56.7 kg kanabis në Vau Dejës, vihen në pranga nga uniformat blu 4 persona…

ShkodraWeb 30 October, 2026
kristian shkreli landfill bushat

“Lajm i pavërtetë”, kryebashkiaku i Vau Dejësit Kristian Shkreli përgenjeshtron: Nuk ka kërkesa nga bashkitë…

ShkodraWeb 30 October, 2026
psd 2026

Zgjedhjet vendore 2027, PSD- ja e Tom Doshit i propozon datë konkrete presidentit Begaj…

ShkodraWeb 30 October, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.