Një 36-vjeçar nga Puka është identifikuar dhe shpallur në kërkim si një nga autorët e dyshuar të një grabitjeje me armë zjarri të ndodhur më 31 gusht 2021, në Rrugën e Kombit, në territorin e Mirditës. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari me inicialet N.K, akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë i ka marrë një shtetasi një shumë parash duke e kërcënuar me armë.
Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Ndërkohë, është identifikuar nga policia edhe një person tjetër i dyshuar për përfshirje në ngjarje, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIM:
“DVP Lezhë/Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga autorët e dyshuar të vjedhjes me armë zjarri, në gusht të vitit 2021, në Rrugën e Kombit, në Mirditë.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Pasurisë, të DVP Lezhë, si rezultat i hetimeve të thelluara në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka bërë të mundur identifikimin e shtetasit N. K., si njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 31.08.2021, në Rrugën e Kombit, në Mirditë, ku shtetasit A. K. iu vodh një shumë parash në kërcënimin e armës së zjarrit.
Në vijim të hetimeve, Gjykata e Lezhës i ka caktuar shtetasit N. K., 36 vjeç, banues në Pukë, masën e sigurisë “Arrest në burg”. Gjithashtu, gjatë hetimeve është identifikuar edhe një shtetas tjetër, i dyshuar i përfshirë në këtë ngjarje, po për arsye hetimore, nuk bëhen me dije të dhëna të tjera. Vijon puna për kapjen e shtetasit N. K., për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
