VV reagon për intervistimin e Përparim Ramës në Prokurorinë Speciale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Pas njoftimit, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje. Asamblisti i kësaj partie, Gëzim Sveçla, ka bërë publike një dokument për të cilin LVV-ja kishte ngritur më herët shqetësime.

Të lidhura

None found

“Komuna e Prishtinës ka paguar gjithsej 1 milion e 48 mijë euro për shërbimet e Zyrës së Arkitektit të Kryeqytetit vetëm gjatë dy muajve, tetor dhe nëntor të vitit 2023.

Sipas përshkrimit të faturës, shërbimi me vlerë mbi 1 milion euro është faturuar si – KONSULENCË!!

Ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës për këtë projekt arrin në 12 milionë euro.

Tre vjet më pas, Përparim Rama, në cilësinë e kryetarit të Prishtinës, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për t’u intervistuar si i dyshuar, pikërisht për këtë projekt që Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka denoncuar që nga dita e parë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.


Shtuar më 30.10.2026 15:05