Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Laura Fazliu i ka sjellë edhe një sukses Kosovës, duke arritur të fitojë medaljen e bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Xhudistja nga Mitrovica ishte më e mirë në ndeshjen për të bronztë, duke mposhtur kundërshtaren kroate, Iva Oberan.
26-vjeçarja i nisi garat si e lirë në xhiron e parë dhe nga xhiro e dytë, ku arriti të mposht me ‘waza-ari’, Joana Crisostomo nga Portugalia, në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Në çerekfinale, xhudistja dardane gjithashtu ishte fituese duke mposhtur me ‘ippon’ vendasen Tsendbazar Mashbat.
Në gjysmëfinale, Laura ishte e pafat duke humbur ndeshjen ndaj Angelika Szymanska nga Poloni dhe duke humbur mundësinë për të luftuar për medaljen e artë.
Megjithatë, ajo arriti që në luftën për medaljen e bronztë të mposht kroaten Iva Oberan.
Në Grand Slamin e xhudos marrin pjesë 374 xhudistë nga 59 shtete.
© SYRI.net
Chivu paralajmëron Milanin: Në derbi nuk ka favorit, renditja nuk ka rëndësi!
Amorim: Milani do titullin, por kemi nevojë për kohë!
Ancelotti ‘tërbon’ Barçën, grumbullon Raphinën për miqësoret e brazilit në SingaporBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: