SPAK ka zgjeruar hetimet për dosjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku në fokus janë 11 procedura tenderimi për projekte infrastrukturore dhe punime publike. Në listën e procedurave ku janë evidentuar shkelje përfshihen disa prej investimeve të rëndësishme rrugore në vend, mes tyre Tuneli i Llogarasë, Unaza e Jashtme e Tiranës dhe aksi Porto Romano-Durrës.

Sipas dokumentacionit të çështjes, tenderat e dyshuar për shkelje përfshijnë ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, Unazën e Jashtme të Tiranës, lotet 4, 5, 6 dhe 7, si dhe projektet për lidhjen e Sheshit Shqiponja me Bulevardin e Ri dhe lumin e Tiranës.

Në listë janë edhe tenderi për ndërtimin e segmentit Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2, punimet për segmentin Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri-Shkozë dhe urat mbi lumin e Tiranës, si dhe rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol.

Një tjetër pjesë e hetimit lidhet me projektet në zonën e Porto Romanos në Durrës, përfshirë plotësimin e punimeve të mbetura në aksin Porto Romano-Durrës, Loti 3, Loti 1, Kontrata A, si dhe supervizimin dhe mirëmbajtjen me performancë të akseve kryesore të Rajonit Verior.

Në kuadër të kësaj dosjeje janë marrë të pandehur 31 persona fizikë dhe juridikë. Në listë përfshihen ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ish-drejtuesi i ARRSH-së Evis Berberi, si dhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë të administratës publike.

Mes personave të marrë të pandehur janë Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi, Mirzeta Kashnica, Jonida Çeçe, Ardian Kroi, Denis Xhoxhi, Klarita Konomi, M.Sh, Genti Raça, Eduart Agalliu, Arbër Troka, Dhurata Lazaj, Nikollaq Mihali, Gëzim Noni dhe Arlinda Gordani.

Në listë janë edhe biznesmenët Pandeli Carapuli, Igli Tare, Arbër Abazi, Paqsor Buzi, Artan Sako dhe Ram Geci, si dhe Joana Bushi, Viola Haxhiademi, Ergys Verdho, Adja Strazimiri dhe Anila Sulollari.

Pjesë e listës së të pandehurve janë gjithashtu dy persona juridikë, shoqëritë “Eurocol” dhe “Alko Impex General Construction”.

Hetimi përfshin kështu një numër të konsiderueshëm procedurash publike, ku SPAK ka evidentuar dyshime për shkelje në proceset e tenderimit. Çështja synon të zbardhë përgjegjësitë e zyrtarëve dhe subjekteve private të përfshira në këto kontrata publike.

 

TENDERAT KU JANË GJETUR SHKELJE

Tenderi për ndertimin e Tunelit të Llogarasë; Tenderi me objekt “ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës loti 4”;

Tenderi “plotësimi rakordimi dhe vazhdimi I punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT

Tenderi me objekt “ndërtimi i segmentit rrugor sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri Loti 2”

Tenderi ndertimi i segmetit rrugpor sheshi shqiponja-bulevardi i ri-shkozë, Urat mbi lumin Tirana”

Tenderi me objekt “ndërtim I unazës së jashtme Tiranë, loti 5”

Tenderi me objekt “ndërtim I unazës së jashtme Tiranë, loti 6”

Tenderi me objekt “ndërtim I unazës së jashtme Tiranë, loti 7”

Tenderi me objekt “rikonstruksioni I godinës teknologjikë të ALbcontrol për përmirësimin e kushteve”

Tenderat me objekt ndërtim rruga Porto-Romano; “plotësimi i punimeve të mbetura në aksion Porto-Romani Durrës, loti 3”: “loti 1 kontrata A, “supervizim mirëmbajtje me perforcë e akseve kryesore të rajonit verior”

 

TË PANDEHUR

Belinda Balluku

Evis Berberi

Gentian Gjyli

Erald Elezi

Jetmira Dervishi

Mirzeta Kashnica

Jonida Çeçe

Ardian Kroi

Denis Xhoxhi

Klarita Konomi

Miranda Shkurti

Genti Raça

Eduart Agalliu

Arbër Troka

Dhurata Lazaj

Nikollaq Mihali

Gëzim Noni

Arlinda Gordani

Pandeli Carapuli

Igli Tare

Joana Bushi

Personi juridic “Eurocol”

Viola Haxhiademi

Ergys Verdho

Adja Strazimiri

Anila Sulollari

Arbër Abazi

Personi juridik “Alko Impex General Construction”

Paqsor Buzi

Artan Sako

Ram Geci

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb