Demo: 269 të mitur të shoqëruar gjatë protestave, shqetësuese përfshirja e tyre në akte dhune
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka folur në një konferencë për shtyp së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Ervin Demo shprehu shqetësim për përfshirjen e të miturve në protestat e dhunshme. Deri më tani janë shoqëruar 269 të mitur.
“Shqetësuese përfshirja e të miturve në akte dhune, në vijën e parë. 269 të shoqëruar nën moshën 18 vjeç. Kjo tregon më së miri sfidën ndërinstitucionale për të adresuar këtë fenomen shqetësues për të adresuar një plagë. Për të miturit duhet të gjejmë rrugën, mbështetjen e duhur që ky fenomen të jetë një kujtim i hidhur i këtyre javëe të fundit”, tha Demo.
Duke u ndalur te personat e lënduar, Demo tha se niveli i dhunës ka qenë i paprecedentë, ndërsa bëri të ditur se në total janë regjistruar 347 të lënduar. Sipas tij, rreth 200 prej tyre janë punonjës të Policisë së Shtetit, 107 protestues dhe 39 kalimtarë, përfshirë edhe një numër gazetarësh.
“U përpoqën të fshihnin identitetin me maska”, Hita: 52 persona të identifikuar dhe të proceduar për dhunë në protesta
Demo: Kamera trupi për policinë në Tiranë, teknologji e re për identifikimin e protestuesve të dhunshëm
Bilanci i protestave, Demo: 200 policë dhe 107 protestues të lënduar, dhuna ka qenë e paprecedentë
- 16:34 “U përpoqën të fshihnin identitetin me maska”, Hita: 52 persona të identifikuar dhe të proceduar për dhunë në protesta
- 16:30 Demo: Kamera trupi për policinë në Tiranë, teknologji e re për identifikimin e protestuesve të dhunshëm
- 16:17 Bilanci i protestave, Demo: 200 policë dhe 107 protestues të lënduar, dhuna ka qenë e paprecedentë
- 15:47 Trump shpërthen ndaj gazetarit të Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon” (VIDEO)
- 15:22 Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendos ndërprerjen e bojkotit në GJKKO, avokatët rikthehen në seanca nga e hëna
- 15:13 Begaj dekreton datën 9 maj për zgjedhjet vendore