Elton Qyno Syri.net/
Zbardhen 31 emrat e plotë të zyrtarëve dhe biznesmenëve që SPAK ka marë të pandehur për dosjen penale të Belinda Ballukut.
Gazetari Elton Qyno, ka mundur të sigurojë vendimin e përfundimit të hetimeve penale të dosjen Nr.141 e cila është rregjistruar në vitin 2024 fillimisht për akuzën e “Shkeljes së pabarazisë në tendera dhe ankande publike”.
Në krye të listës së personave të pandehur qëndron ish-zv/kryeministria e vendit Belinda Balluku njëherës dhe ish-Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës.
Më tej lista vijon me emra të tjerë si Igli Tare, Joana Bushi të cilët akuzohen për Pastrim Parash. Ndërsa Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho është marrë i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Lista e gjatë e personave të pandehur vijon me 22 vartës të Belinda Ballukut si dhe me biznesmenët e kompanisë “Aklo Impex”, Arbër Abazi, Ram Geci, Artan Sako,Paqësor Buzi dhe të tjerë.
Të 31 të pandehurit gjatë fazës së hetimit kanë qëndruar në lirë, përveç dy vartësve të Ballukut, Gjylit dhe Elezit që fillimisht ju vendos masa e “Arrestit në shtëpi” dhe pas 6 muaj kjo masë sigurimi është rrëzuar.
I vetmi që ndodhet në burg është Evis Berberi, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, por masa e arrestit në burg për Berberin nuk është vendosur për këtë çështje, por për një çështje tjetër që lidhet me episode të tjera penale.
Të akuzuarit e dosjes Balluku
1. Belinda Balluku Shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie
2. Pandeli Carapuli Pastrim parash
3. Igli Tare Pastrim parash në 2 raste
4. Joana Bushi Pastrim parash
5. Arbër Abazi Korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh
6. "Alko Impex General Construction" Korrupsion aktiv
7. Viola Haxhiademi Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
8. Ergys Verdho Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
9. Adja Strazimiri Shpërdorim detyre; Shkelje në tendera
10. Anila Sulollari Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
11. Paqsor Buzi Falsifikim dokumentesh disa herë
12. Artan Sako Falsifikim dokumentesh disa herë
13. Ram Geci Falsifikim dokumentesh disa herë
14. "Eurocol" sh.p.k Pastrim parash
15. Evis Berberi Shkelje në 9 tendera
16. Gentian Gjyli Shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre
17. Erald Elezi Shkelje në 3 tendera
18. Jetmira Dervishi Shkelje në tendera
19. Mirzeta Kashnica Shkelje në tendera
20. Jonida Çeçe Shkelje në 3 tendera
21. Adrian Kroi Shkelje në 4 tendera; Shpërdorim detyre
22. Denis Xhoshi Shkelje në 3 tendera
23. Klarita Konomi Shkelje në 1 tender
24. Miranda Shkurti Shkelje në 8 tendera
25. Genti Raça Shkelje në 5 tendera; Shpërdorim detyre
26. Eduart Agalliu Shkelje në 1 tender
27. Arbër Troka Shkelje në 2 tendera
28. Dhurata Lazaj Shkelje në 3 tendera
29. Nikollaq Mihali Shkelje në 3 tendera
30. Gëzim Noni Shkelje në 3 tendera
31. Arlinda Gordani Shkelje në 4 tendera
© SYRI.net
'Rama të largohet', Korreshi: 50 mln eurot e Tunelit të Llogarasë të 'shoqes Bela' do të mbanin 50 vite studentët në konvikte
Demo inkurajon dhunën policore ndaj studentëve e të miturve: Ndërhynë proporcionalisht
Zhupa në Parlamentin italian: Në fokus, protestat, trashëgimia kulturore dhe zonat e mbrojtura