• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Veliaj, u burgos si administrator, do të dalë si politikan i plagosur

by Lorenc Vangjeli
30/10/2026 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Burgu ka një alkimi të çuditshme. Dikush mund të hyjë në qeli si burrë, por shndërrohet në lepurush. Ka të tjerë që hyjnë në burg si lepurusha dhe dalin jashtë si burra.

Rasti i kryetarit të bashkisë së Tiranës nuk është subjekt këtyre dy skajeve. Veliaj po vuan një paraburgim të gjatë, në të cilin e futën si administrator lokal. Administrator të një poli pushteti, forcën, peshën dhe përmasën e të cilës, as ai vetë sa ishte në liri, nuk kishte arritur ta kuptonte dhe ta ushtronte.

Gjasat janë që kur të vijë dita që ai të dalë nga qelia, kurdo qoftë dhe sado që të zgjasë kufizimi i lirisë së tij nga ndëshkimi i mundshëm po të gjendet fajtor, Veliaj ka shanse të zbathë tutat e burgut për të veshur kostumin e politikanit. Duke u shndërruar nga administrator lokal, në një politikan të plagosur dhe me gjasë, edhe në administrator të një poli të ri pushteti në të majtë.

Mjaftoi një status dykuptimësh urimi për fitoren e Listës Studentore në zgjedhjet në Beograd, që paralelet me Tiranën të bëheshin shumë të dukshme. Dhe që thyerja e tij me Ramën të mos ishte më një teori konspirative dhe kuriozitet vanitoz.

Që mbas vendimit të gjykatës kushtetuese që e njeh zyrtarisht ende në detyrë si kryetar bashkie, Veliaj ka bërë disa akte të ndrojtura force, njëlloj sikur e vetëthërriste veten në apel: Jam këtu dhe me llogarisni edhe mua! Levizjet e personelit në Bashki, me ndonjë përjashtim  mungese mirënjohjeje që do të duhej ta kursente, janë emërim apo rikthim i endebesnikëve të tij të tulatur e trembur nga prangat e tij.

Në strukturën tripolare të pushtetit në Tiranë, Qeveri, opozitë, SPAK, Veliaj pa tek protesta studentore krijimin qendrës së katërt të pushtetit. Një qendër ende e ndrojtur dhe kur ishte masive dhe e dhunshme, pa një kokë drejtuese edhe kur kishte mijëra kokë të zemëruara në bulevard dhe të paqartë në strategji edhe kur artikulonte në mënyrë ultimative dhe shpallej armike në bllok e gjithë klasës politike. Duke nisur me Ramën e Berishën.

Me të dytin Veliaj e ka armiqësinë tradicionale, me të parin e ka shpallur raportin armiqësor pa bujë. E meqë protesta i ka dy burrat e fortë armiq të saj, Veliaj vetafrohet së paku si aleat i saj. Me pragmatizmin instiktiv që e bën miqësor armikun e armikut.

Nuk ka nevojë që kryetari Veliaj të ketë në bulevard njerëzit e tij. Nuk është e domosdoshme edhe që ata ta pranojnë mes tyre. Për bulevardin është e rëndësishme të kuptohet se Veliaj ka hequr dorë nga valiumi me të cilin mbante zgjuar shpresat e tij për gjykim në liri. Në fillim ai shpresonte tek Edi Rama. Donte të besonte se kryeministri që ai e quante “Vëllai im”, ishte larg duarve që po e hidhnin si mish kurbani në zgarë.

Fajtore për fatkeqësinë e tij ai konsideronte rivalitetin me ish-zëvendëskryeministren Balluku dhe një tufë socialistësh, një pjesë edhe miq të tij. Në të njëjtën kohë që ai ngryste ditët e para në qeli, sarkazma servile socialiste ngrinte dolli me shampanjë vetëm disa qindra metra larg tij duke festuar pikërisht burgosjen e tij. Por një kapriçio e pabesueshme e fatit që të rrëzon fiks në kohën kur mendon se je plotësisht në majë, me instrumentin e SPAK-ut, fati ndryshoi në mënyrë dramatike edhe për vetë zonjën Balluku. Ish-zëvendëskryeministrja u vu nën një spirale akuzash edhe më të rënda se ato kundër tij dhe në fushë mbeti vetëm Rama.

Gjithmonë e më pak i përmendur në statuset e Veliajt, Edi Rama zyrtarisht vazhdon të jetë sërish “vëllai” i tij, por në një tip tjetër vëllazërie, njëri Kain e tjetri Abel. Njëri lart e tjetri poshtë. Njëri gjallë e tjetri vdekur.

Ndoshta pikërisht këtë ka menduar vetë Veliaj kur kërkoi me ngulm autorizimin e kryeministrit për klasifikimin si sekret shtetëror të urdhërit për transferim në një burg 120 kilometra larg zyrës së tij dhe dy fëmijëve të mitur. Në fqinjësi me të dënuar për vrasje dhe në një pothuaj izolim. Por ky është detaji më i parëndësishëm i historisë.

Herët a vonë, nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve dikush do të bëhet kokë turku e do të shkojë si kova në pus për shpërdorim detyre. Shtatë vjet burg kërkon SPAK-u si shpagim. Veliaj do ta shënojë edhe këtë detaj si një tjetër dekoratë viktimizimi në statusin e tij si i pandehur penal e të përndjekur politikisht, kur të ankohet në Strazburg. Thelbi i historisë është gjetkë.

Një thelb që mund të të jetësohet vetëm nëse Veliaj pranon atë shprehjen trimërore të gjuhës shqipe që e konsideron burgun si shtëpinë e burrave. Në këtë rast, vetes së tij më së pari, ai do t’i vërtetonte se hyri në qeli si administrator i brishtë lokal dhe do të dalë në liri si politikan i plagosur.

Next Post
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç: Nuk ka patur vjedhje as edhe të një vote, por do ketë zgjedhje te reja

Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të shpallen deri më 27 nëntor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç: Nuk ka patur vjedhje as edhe të një vote, por do ketë zgjedhje te reja

Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të shpallen deri më 27 nëntor!

October 30, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Veliaj, u burgos si administrator, do të dalë si politikan i plagosur

October 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

Dosja “Revanshi”/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut

October 30, 2026
BE vendos tarifë të re për çdo pako që hyn në treg, masa prek edhe blerjet online nga Kina

BE vendos tarifë të re për çdo pako që hyn në treg, masa prek edhe blerjet online nga Kina

October 30, 2026
“Kemi identifikuar personat e maskuar në protestë”- Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë! Prindërit…

“Kemi identifikuar personat e maskuar në protestë”- Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë! Prindërit…

October 30, 2026
“Alarmante, 269 të mitur u shoqëruan në Polici”- Fëmijët në protestë, Demo: U përdorën nga organizatorët në vijën e parë të dhunës!

“Alarmante, 269 të mitur u shoqëruan në Polici”- Fëmijët në protestë, Demo: U përdorën nga organizatorët në vijën e parë të dhunës!

October 30, 2026
Shqipëria dhe Kina nënshkruajnë dy marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik!

Shqipëria dhe Kina nënshkruajnë dy marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik!

October 30, 2026
Qeveria e re e Serbisë drejt bisedimeve me Rusinë për gazin, nuk do i bashkohen sanksioneve kundër Moskës!

Qeveria e re e Serbisë drejt bisedimeve me Rusinë për gazin, nuk do i bashkohen sanksioneve kundër Moskës!

October 30, 2026
Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e kompanisë “Meta” për botuesit dhe reklamuesit

Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e kompanisë “Meta” për botuesit dhe reklamuesit

October 30, 2026
Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In