Dosja balluku: Mes 31 të akuzuarve, edhe 5 biznesmenë ‘VIP’

Dosja balluku: Mes 31 të akuzuarve, edhe 5 biznesmenë ‘VIP’

16:19, 30/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elton Qyno Syri.net/

Zbardhen 31 emrat e plotë të zyrtarëve dhe biznesmenëve që SPAK ka marë të pandehur për dosjen penale të Belinda Ballukut.

Gazetari Elton Qyno, ka mundur të sigurojë vendimin e përfundimit të hetimeve penale të dosjen Nr.141 e cila është rregjistruar në vitin 2024 fillimisht për akuzën e “Shkeljes së pabarazisë në tendera dhe ankande publike”.

Në krye të listës së personave të pandehur qëndron ish-zv/kryeministria e vendit Belinda Balluku njëherës dhe ish-Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës.

Më tej lista vijon me emra të tjerë si Igli Tare, Joana Bushi të cilët akuzohen për Pastrim Parash. Ndërsa Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho është marrë i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Lista e gjatë e personave të pandehur vijon me 22 vartës të Belinda Ballukut si dhe me biznesmenët e kompanisë “Aklo Impex”, Arbër Abazi, Ram Geci, Artan Sako,Paqësor Buzi dhe të tjerë.

Të 31 të pandehurit gjatë fazës së hetimit kanë qëndruar në lirë, përveç dy vartësve të Ballukut, Gjylit dhe Elezit që fillimisht ju vendos masa e “Arrestit në shtëpi” dhe pas 6 muaj kjo masë sigurimi është rrëzuar.

I vetmi që ndodhet në burg është Evis Berberi, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, por masa e arrestit në burg për Berberin nuk është vendosur për këtë çështje, por për një çështje tjetër që lidhet me episode të tjera penale.

Të akuzuarit e dosjes Balluku

1.  Belinda Balluku                       Shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie     

2.  Pandeli Carapuli                       Pastrim parash

3.  Igli Tare                                    Pastrim parash në 2 raste

4.  Joana Bushi                              Pastrim parash

5.  Arbër Abazi                              Korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh

6.  "Alko Impex General Construction"   Korrupsion aktiv

7.  Viola Haxhiademi                    Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

8.  Ergys Verdho                           Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

9.  Adja Strazimiri                         Shpërdorim detyre; Shkelje në tendera

10. Anila Sulollari                          Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

11. Paqsor Buzi                              Falsifikim dokumentesh disa herë

12. Artan Sako                               Falsifikim dokumentesh disa herë

13. Ram Geci                                 Falsifikim dokumentesh disa herë

14. "Eurocol" sh.p.k                      Pastrim parash

15. Evis Berberi                              Shkelje në 9 tendera

16. Gentian Gjyli                           Shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre

17. Erald Elezi                                Shkelje në 3 tendera

18. Jetmira Dervishi                       Shkelje në tendera

19. Mirzeta Kashnica                     Shkelje në tendera

20. Jonida Çeçe                              Shkelje në 3 tendera      

21. Adrian Kroi                              Shkelje në 4 tendera; Shpërdorim detyre

22. Denis Xhoshi                           Shkelje në 3 tendera      

23. Klarita Konomi                        Shkelje në 1 tender

24. Miranda Shkurti                       Shkelje në 8 tendera

25. Genti Raça                                Shkelje në 5 tendera; Shpërdorim detyre

26. Eduart Agalliu                          Shkelje në 1 tender

27. Arbër Troka                              Shkelje në 2 tendera

28. Dhurata Lazaj                           Shkelje në 3 tendera

29. Nikollaq Mihali                        Shkelje në 3 tendera

30. Gëzim Noni                              Shkelje në 3 tendera

31. Arlinda Gordani                       Shkelje në 4 tendera

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco