• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një lokali, dënohet me 7 vite burg shqiptari në Angli

by Lajm Lajm
October 30, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një lokali, dënohet me 7 vite burg shqiptari në Angli
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze 17-vjeçare në ambientet e tualetit të një pub-i në Leicester.

Sipas mediave britanike Pandeli Dervishi, e kreu sulmin më 1 tetor 2025, brenda një lokali në zonën The Newarke.

Gjatë gjyqit në Gjykatën e Kurorës në Leicester u bë e ditur se ai e kishte detyruar të miturën të kryente marrëdhënie seksuale orale.

Pas ngjarjes, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet. Fillimisht, Dervishi u la në gjendje të lirë, ndërsa hetuesit shqyrtuan pamjet e kamerave të sigurisë dhe materialet digjitale të mbledhura gjatë hetimit.

Në shkurt të vitit 2026, ai u akuzua zyrtarisht për përdhunim, por nuk iu përgjigj thirrjes së policisë dhe u shpall në kërkim. Për rreth dy muaj, autoritetet britanike zhvilluan kërkime për lokalizimin e tij.

Hetuesit arritën të gjurmonin lëvizjet e shqiptarit përmes të dhënave telefonike dhe informacioneve financiare, të cilat sugjeronin se ai ndodhej në zonën e Guildford, në Surrey.

Dervishi u pikas në orët e para të 16 prillit, teksa drejtonte një automjet tip “Mazda” të bardhë në rrugën A320 Woking Road. Ai kaloi me semafor të kuq dhe u ndalua nga policia, e cila bëri arrestimin e tij.

Vendimi për dënimin me 7 vite e 6 muaj burg u dha të enjten, më 29 tetor, nga Gjykata e Kurorës në Leicester.

Tags: BritaniPandeli DervishiPërdhunim
Previous Post

Pas dy muajsh bojkot, avokatët rikthehen në gjykata nga e hëna

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një lokali, dënohet me 7 vite burg shqiptari në Angli

Përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një lokali, dënohet me 7 vite burg shqiptari në Angli

October 30, 2026
Pas dy muajsh bojkot, avokatët rikthehen në gjykata nga e hëna

Pas dy muajsh bojkot, avokatët rikthehen në gjykata nga e hëna

October 30, 2026
Dosja “Balluku”/ SPAK çon për gjykim 5 biznesmenë, emrat në listë

Dosja “Balluku”/ SPAK çon për gjykim 5 biznesmenë, emrat në listë

October 30, 2026
E-Vinjeta edhe në Shqipëri, modeli europian i taksimit, si do llogaritet

E-Vinjeta edhe në Shqipëri, modeli europian i taksimit, si do llogaritet

October 30, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

October 30, 2026
Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës kombëtare

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës kombëtare

October 30, 2026
I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

October 30, 2026
Aksident në aksin Pukë-Fushë Arrëz, plagoset çifti

Aksident në aksin Pukë-Fushë Arrëz, plagoset çifti

October 30, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier/ Ministri i Drejtësisë: Përgjegjësia është e Burgjeve

Transferimi i Veliajt në Fier/ Ministri i Drejtësisë: Përgjegjësia është e Burgjeve

October 30, 2026
Mbërrijnë kamerat e trupit, policia nën vëzhgim 24/7!

Mbërrijnë kamerat e trupit, policia nën vëzhgim 24/7!

October 30, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

    DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandal/ “E vrau natën, e qau ditën”, familja e Erion Vishkullit nxjerr bllof propagandën e Ramës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL