Konferenca e ministrave kritikohet nga opozita, kërkohen dorëheqjet e tyre

Besa Kabashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla pas konferencës për vrasjen e Arlinda Zekajt, kritikon qeverinë për qasjen karshi kësaj ngjarje. Dorëheqjen e tyre e kanë kërkuar edhe nga Aleanca të cilët kanë kritikuar ashpër deklarimet e ministrave.

Ekzekutivi, paradite dha qëndrimin për raportet e dy ministrive lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Por, krejt ato çka i deklaruan Gërvalla e Sveçla u kritikuan nga opozita pasdite.

Besa Kabashi nga Partia Demokratike e Kosovës shpalosi kërkesën që kanë.

“Kërkesa jonë është e qartë: dorëheqje të ministrave përgjegjës, hetim të plotë të çdo dështimi dhe veprim urgjent për mbrojtjen e jetës. Sepse Arlinda e pagoi me jetë dështimin e mbrojtjes. Asnjë funksion, asnjë post dhe asnjë pushtet politik nuk vlen më shumë se jeta e një qytetareje të Republikës së Kosovës”, deklaroi Kabashi.

Kabashi që është pjesë e komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Zekajt tregoi se kur do të nisin punën.

“Do të takohemi sa më shpejt që është e mundur, besoj të hënën dhe do të marrim të gjitha raportet e detajuara çdo kërkesë,çdo shkresë..”

Kritika për qasjen e qeverisë karshi kësaj ngjarje patën edhe nga Aleanca.

“Në vështrimin tonë thënë më së buti kjo është një konferencë shumë e poshtër e dy zyrtarëve të Kosovës në raport me qytetarët për një rast që i ka tronditë të gjithë të dy folnin për një raport që e kanë mësu nga media ata folnin për një raport që ata janë përgjegjës por arroganca e tyre, cinizimi i tyre ishte neveritës”, deklaroi sekretari i Aleancës, Avni Arifi.

Arifi tha që kryeministri Albin Kurti po krijon një mburojë rreth ministrit Sveçla pas dorëheqjes së drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, teksa i njëjti deklaroi se i mbështesin plotësisht protestat.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika