Demo: 269 të mitur u shoqëruan në protestat e dhunshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, doli në një konferencë për mediat së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Gjatë fjalës së tij, Demo ngriti shqetësimin për përfshirjen e të miturve në protestat e dhunshme, duke bërë të ditur se deri tani janë shoqëruar 269 persona nën moshën 18 vjeç.

Të lidhura

None found

“Është shqetësuese përfshirja e të miturve në akte dhune, në vijën e parë. Janë shoqëruar 269 persona nën moshën 18 vjeç. Kjo dëshmon qartë sfidën ndërinstitucionale për përballimin e këtij fenomeni shqetësues dhe adresimin e kësaj plage. Për të miturit duhet të gjejmë rrugën dhe mbështetjen e nevojshme, në mënyrë që kjo dukuri të mbetet një kujtim i hidhur i këtyre javëve të fundit”, u shpreh Demo.

Ministri foli edhe për personat e lënduar, duke theksuar se dhuna ka arritur nivele të paprecedenta. Sipas të dhënave të bëra publike prej tij, në total janë regjistruar 347 të lënduar: rreth 200 punonjës të Policisë së Shtetit, 107 protestues dhe 39 kalimtarë, mes të cilëve edhe disa gazetarë.


Shtuar më 30.10.2026 17:53