Kryeministri Edi Rama tha se numri i konsiderushëm i të miturve në protestat e dhunshme mbetet një fakt shqetësues.
"Ajo që ka qenë një tjetër befasi shqetësuese ka qenë pjesëmarrja domethënëse në numër dhe tejet shqetësuese në formë, e shumë të miturve. Të mitur të cilët përpara se t'i konsiderojmë fajtorë, duhet t'i konsiderojmë fëmijë që kanë nevojë për ndihmë. Përpara se të mendojmë se si duhen dënuar, duhet të mendojmë se si duhen neutralizuar burimet prej ku ata ushqehen me frymën dhe me joshjen e dhunës. Përpara se sa të shpjegojmë e të gjejmë se kush i përdori dhe i keqpërdori, duhet të shpjegojmë dhe të gjejmë se si familjet e tyre duhen ndihmuar për t'i kthyer në një sens bashkëjetese dhe respekti për të tjerët. Por përsëri e përsëri, dua ta nënvizoj që nëse për një të rritur dënimi i merituar dhe izolimi nga pjesa tjetër e shoqërisë sipas ligjit, e përfundon misionin dhe funksionin e shtetit në raport me sigurinë dhe me mbrojtjen e lirive dhe të drejtat e të tjerëve, për një të mitur thjesht e vetëm e vendos në tryezë që misioni nis aty”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
‘Të miturit në protesta, shqetësuese’, Rama: Konsultim për kufizim të rrjeteve sociale! Nga 2027, në shkollë deri në 17:00! Po himnizohet dhuna








