• Kontakt
Friday, October 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Prokuroria Speciale merr në pyetje Kryetarin e Prishtinës, i dyshuar për shpërdorim detyre

17:59 : 30/10/2026
në RAJONI

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar të premten, më 30 tetor, në cilësinë e të pandehurit dhe dyshohet për veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Nga Prokuroria Speciale thanë për Radion Evropa e Lirë se intervistimi i të parit të kryeqytetit të Kosovës u bë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për rastin penal “Arkitekti i Kryeqytetit”.

“Prokuroria Speciale është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thanë nga Prokuroria Speciale.

Rama u paraqit para Prokurorisë Speciale për intervistim rreth orës 13:30.

Pas intervistimit, ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë Speciale për këtë çështje, dhe prandaj edhe u paraqit në Prokurori, duke theksuar se “jemi totalisht transparentë”.

Lexo edhe:

Kosovë/ Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Spiunazh për BIA-n, çfarë dyshohet se zbuloi Fehim Sali?

“Puna ime është zhvillimi i kryeqytetit, ndërtimi i kryeqytetit, puna e Prokurorisë është të dijë që çdo gjë po bëhet në bazë të legjislacionit”, u shpreh i pari i Prishtinës.

Avokati i tij, Artan Qerkini, tha për mediat se Rama është i gatshëm të japë sqarimet e nevojshme para organit ndjekës, në mënyrë që Prokuroria “të bindet se çdo gjë në lidhje me këtë projekt ka shkuar sipas ligjit”.

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit është themeluar më 2022 nga Komuna e Prishtinës gjatë mandatit të Ramës, që parasheh hartimin e projekteve arkitekturore, urbanistike dhe infrastrukturore për Prishtinën.

Komuna kishte hapur një tender të quajtur “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit”, me vlerë të parashikuar prej 12 milionë eurosh.

Ky projekt ishte kritikuar nga opozita e kryeqytetit dhe nga organizatat joqeveritare që kishin argumentuar se kishte pasur shkelje.

Më 2024, organizata joqeveritare Demokraci Plus kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të anulonte kontratën 12 milionëshe. Kjo organizatë kishte thënë se ishin bërë shkelje gjatë caktimit të komisionit vlerësues të ofertave, pasi në të ishte caktuar një person, që nuk ishte pjesë e Komunës së Prishtinës.

Sipas organizatës, ka dyshime për konflikt interesi pasi, ky anëtar komisioni figuronte si bashkëpunëtor i një prej kompanive fituese, përkatësisht Anarch Sh.P.K. Operatori tjetër fitues ishte Ardi CC L.L.C.

Teksa Rama po intervistohej nga Prokuroria Speciale, shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, shkroi në rrjetet sociale se 1 milion e 48 mijë euro i kishte paguar Komuna e Prishtinës për shërbimet e ofruara nga Arkitekti i Kryeqytetit për tetor-nëntor 2023. Ai tha se pagesa ishte bërë për konsulencë.

Ai tha se LVV-ja e kishte denoncuar qysh në fillim Shërbimin e Arkitektit të kryeqytetit./REL

Etiketa: perparim ramaProkuroria Speciale

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

16:55 : 02/10/2026
Lajmet e Dites

Spiunazh për BIA-n, çfarë dyshohet se zbuloi Fehim Sali?

19:57 : 14/08/2026
AKTUALITET

Pesë orë në Prokurori/ Drejtori i Portit të Durrësit: Thyeva heshtjen, jam i lehtësuar!

16:01 : 05/08/2026
AKTUALITET

U emërua nga Balluku/ Drejtori i Portit të Durrësit merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

13:01 : 05/08/2026
SHOW BIZ

Deformoi të dhënat për krimet serbe në Kosovë, Prokuroria speciale bastis shtëpinë e Shkëlzen Gashit

17:22 : 30/03/2026
AKTUALITET

Balluku vendos në rresht Parlament e Kushtetuese

18:07 : 29/01/2026

TË GJITHA

Prokuroria Speciale merr në pyetje Kryetarin e Prishtinës, i dyshuar për shpërdorim detyre

17:59 : 30/10/2026

Nis së shpejti “Big Brother Albania Vip 6″, emrat që përfliten si pjesëmarrës në spektakël

17:51 : 30/10/2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët e saj para protestës: Rrezik nga gazi lotsjellës dhe predhat e gomës

17:41 : 30/10/2026

347 të lënduar gjatë protestave në Tiranë, Demo dhe Hita: 7 efektivë të pezulluar për tejkalim të proporcionalitetit

17:34 : 30/10/2026

Zjarri në Larushk të Krujës shkrumbon magazinën me ushqim për bagëtitë, digjen disa lopë

17:15 : 30/10/2026

SPAK e akuzon për sigurim kushtesh për vrasje, GJKKO lë në burg 29-vjeçarin Ardit Gjakrosa

17:04 : 30/10/2026

Shpërthimi me 6 viktima në Athinë, arrestohet një shqiptar dhe dy grekë, dyshohet se prenë tubat e gazit për të vjedhur bakrin

16:44 : 30/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com