Bozdo: Ervin Demo brenda dy javësh hyri në histori si Ministri i Brendshëm i këmbëve dhe duarve të thyera të studentëve

Bozdo: Ervin Demo brenda dy javësh hyri në histori si Ministri i Brendshëm i këmbëve dhe duarve të thyera të studentëve

17:53, 30/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, lidhur me dhunën e policisë ndaj studentëve në protestave e fundit. 

Bozdo akuzon ministrin se, gjatë dy javëve të para në detyrë, ka drejtuar një polici që ka ushtruar dhunë ndaj qindra të rinjve dhe studentëve.

Deputeti Bozdo e cilëson Demon si ministrin e ‘këmbëve dhe duarve të thyera, të syve të nxjerrë’, duke e akuzuar për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve.

Reagimi i plotë:

Ministri Demo ka hyrë në histori, brenda vetëm 2 javëve, si Ministri i Brendshëm i këmbëve dhe duarve të thyera, i syve të nxjerrë, që ka masakruar me rrahje dhe plumba goma qindra e qindra të rinj dhe studentë.

Në 2 javë në detyrë, policia nën vëzhgimin dhe udhëzimet e tij terrorizoi një qytete të tëra, grabiti rrugicave dhe klubeve të rinjtë që shpesh herë s'kishin lidhje fare me protestën.

Sot ky ministër ka paturpësinë të akuzojë të rinjtë për dhunë, të shantazhojë familjarët me gjoba, të kërcënojë çdo njeri që i shkon mendja të protestojë!

Gjithë retorika dhe dhuna e tij më kujton Zylyftar Ramizin, një monstër i Sigurimit dhe Ministrisë së Brendshme të asaj kohe. Fundi i tij dihet tashmë. Se të gjithë që masakrojnë popullin e tyre, kanë vetëm një fund!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco