Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    201 policë të plagosur në protesta, Skënder Hita: Identifikuam 52 persona të dyshuar për dhunë

    Rama flet për përfshirjen e të miturve në protestë: Relativizuan dhunën, e justifikuan

    Ambasada amerikane paralajmëron për protestat në Tiranë: Rrezik për dhunë dhe bllokim rrugësh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 201 policë të plagosur në protesta, Skënder Hita: Identifikuam 52 persona të dyshuar për dhunë
    Aktualitet

    201 policë të plagosur në protesta, Skënder Hita: Identifikuam 52 persona të dyshuar për dhunë

    October 30, 2026

    Policia e Shtetit ka identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në aktet e dhunshme gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë përgjatë dy javëve të fundit. Materialet procedurale për ta janë dërguar në Prokurori, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë vijojnë. Gjatë përplasjeve janë plagosur gjithsej 201 punonjës policie.

    Shifrat u bënë publike nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, gjatë një deklarate të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo.

    Hita tha se strukturat policore kanë intensifikuar punën hetimore për dokumentimin e akteve të dhunshme ndaj efektivëve, institucioneve dhe pronës publike e private.

    “Gjatë dy javëve të fundit, kryeqyteti është përballur me akte të rënda dhune, të drejtuara ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, institucioneve shtetërore, pronës publike dhe private, duke cenuar njëkohësisht sigurinë e qytetarëve dhe të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore”, u shpreh drejtori i Policisë.

    Sipas tij, 201 efektivët e plagosur ndodheshin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Ndërkohë, identifikimi i 52 personave është bërë përmes këqyrjes dhe analizimit të pamjeve filmike, pavarësisht se disa prej të dyshuarve kanë tentuar të fshehin identitetin duke u maskuar.

    “Materialet procedurale në ngarkim të tyre janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore. Puna hetimore dhe analizimi i pamjeve filmike vijojnë, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e plotë të çdo veprimi të dhunshëm të kryer gjatë dy javëve të fundit”, deklaroi Hita.

    Ai u bëri thirrje prindërve të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve në situata të dhunshme, ndërsa qytetarëve u kërkoi të distancohen nga aktet e tilla dhe të bashkëpunojnë me policinë.

    “Policia e Shtetit është dhe mbetet e vendosur të garantojë të drejtën kushtetuese të tubimit dhe protestës paqësore, por njëkohësisht do të veprojë me vendosmëri, në përputhje me ligjin dhe parimin e proporcionalitetit, ndaj cilitdo që përdor dhunën, rrezikon jetën e njerëzve apo dëmton pronën publike dhe private”, theksoi ai.

    Një pjesë të deklaratës së tij Hita ia kushtoi edhe marrëdhënies së Policisë së Shtetit me median, duke e cilësuar atë partnere të rëndësishme në informimin e publikut dhe garantimin e transparencës institucionale.

    Ai vlerësoi punën e gazetarëve, operatorëve dhe fotoreporterëve, duke theksuar se ata kryejnë një mision me interes publik, shpesh në kushte të vështira dhe me rrezik të shtuar. Sipas tij, e drejta për të ushtruar profesionin në mënyrë të lirë dhe të pavarur duhet të respektohet dhe mbrohet.

    “Policia e Shtetit e konsideron median një partner të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në garantimin e transparencës institucionale”, deklaroi Hita.

    Ai nënvizoi se bashkëpunimi mes policisë dhe gazetarëve duhet të mbështetet te komunikimi i vazhdueshëm, transparenca, respekti i ndërsjellë dhe përgjegjësia profesionale. Gjatë protestave dhe situatave të tensionuara, sipas tij, koordinimi në terren duhet të jetë më i mirë, në mënyrë që gazetarët të mund të raportojnë pa pengesa dhe njëkohësisht të respektohen masat e ligjshme të sigurisë.

    Hita shtoi se çdo pretendim për pengim të punës së gazetarëve apo sjellje të papërshtatshme nga punonjës të policisë trajtohet me seriozitet dhe sipas procedurave ligjore.

    “Siguria e gazetarëve dhe liria e informimit nuk janë në kundërshtim me garantimin e rendit publik. Përkundrazi, ato janë përgjegjësi që duhet të përmbushen së bashku, përmes profesionalizmit, mirëkuptimit dhe respektimit të ligjit”, u shpreh ai.

    Në përfundim, drejtori i Policisë përsëriti angazhimin për të garantuar ushtrimin e lirë dhe të sigurt të veprimtarisë gazetareske, duke theksuar se siguria dhe informimi janë përgjegjësi që duhet të ecin paralelisht.

    “Policia ka detyrimin të garantojë sigurinë. Media ka misionin të informojë. Respektimi i këtyre dy përgjegjësive është në interes të qytetarëve dhe të një shoqërie demokratike”, përfundoi Hita.

    Skënder Hita
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    201 policë të plagosur në protesta, Skënder Hita: Identifikuam 52 persona të dyshuar për dhunë

    October 30, 2026

    Rama flet për përfshirjen e të miturve në protestë: Relativizuan dhunën, e justifikuan

    October 30, 2026

    Ambasada amerikane paralajmëron për protestat në Tiranë: Rrezik për dhunë dhe bllokim rrugësh

    October 30, 2026

    Të rinjtë në Evropë dalin në protesta, Gjermania përgatitet për demonstrata masive

    October 30, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.