Rama: Nga viti i ardhshëm, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30 Tetor 2026 | 18:20

Gjatë fjalës së tij këtë pasdite, kryeministri Edi Rama njoftoi se duke nisur nga viti i ardhshëm, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00.

Kjo do të ndihmojë prindërit që punojnë, ndërsa fëmijët do të merren me aktivitete kulturore e sportive që ndihmojnë edhe socializimin e tyre.

“Tjetra është puna që duhet bërë bashkërisht mes nesh e shoqërisë civile për të rritur gamën e aktiviteteve sociale të fëmijëve nga sporti te kultura, në mes të të cilave janë të gjitha pjesët që kanë të bëjnë me skenën, pikturën, zejet, fotografinë e me radhë. Zgjatja e qëndrimit të fëmijëve në shkollë do të fillojë menjëherë vitin e ardhshëm. Kemi vendosur një buxhet që prindërit të punojnë dhe fëmijët do të jenë në shkollë deri në 5 pasdite”, tha Rama.

Ajo çfarë bëri të ditur Rama gjithashtu ishte dhe konsultimi me prindërit dhe mësuesit për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Do të nisim konsultimet me prindërit dhe mësuesit për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të nisë konsultimet me prindërit dhe mësuesit për kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale,...
18:02 | 30/10/2026

Ambasada e SHBA-së: Shmangni demonstratat, paralajmërohet bllokim rrugësh dhe ndërprerje të shërbimeve publike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar lidhur me protestat e vazhdueshme në vend, por dhe për atë që...
17:13 | 30/10/2026

Zjarr në një magazinë në Larushk të Krujës, digjen baza ushqimore dhe disa bagëti

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale....
16:48 | 30/10/2026