Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjykata amerikane pezullon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

    Mbi 100 mijë italianë në protesta kundër Melonit, përleshje me policinë në disa qytete

    201 policë të plagosur në protesta, Skënder Hita: Identifikuam 52 persona të dyshuar për dhunë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Gjykata amerikane pezullon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027
    Botë

    Gjykata amerikane pezullon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

    October 30, 2026

    Shpresat për hapjen e regjistrimeve të Lotarisë Amerikane (Green Card) për vitin 2027 janë shtyrë sërish, pasi një gjykatë federale e apelit në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin që detyronte administratën amerikane të rifillonte procesin e aplikimeve.

    Vendimi i Gjykatës së Apelit të Qarkut të Nëntë, i marrë më 29 tetor, i lejon administratës Trump ta mbajë të pezulluar programin, ndërkohë që vijon shqyrtimi i ankimit të saj.

    Gjykata nuk ka dhënë një vendim përfundimtar mbi çështjen dhe as nuk ka miratuar në themel vendimin e Departamentit të Shtetit për të mos hapur regjistrimet. Në arsyetimin e saj, ajo vlerësoi se subjekti që kishte ngritur padinë, studioja ligjore e emigracionit Red Eagle Law, nuk kishte bazë të mjaftueshme ligjore për të kundërshtuar vendimin e autoriteteve amerikane.

    Çështja nisi pas padisë së kësaj studioje, e cila kërkonte që Departamenti i Shtetit të detyrohej të hapte aplikimet për programin DV-2027. Më 14 tetor, gjyqtarja federale Jinsook Ohta kishte vendosur në favor të paditësit, duke urdhëruar autoritetet të shpallnin periudhën e regjistrimit deri më 29 tetor dhe ta nisnin procesin më 1 nëntor.

    Programi i Vizave të Diversitetit, i njohur gjerësisht si Lotaria Amerikane, parashikon dhënien e deri në 55 mijë vizave çdo vit për shtetasit e vendeve me nivele të ulëta emigrimi drejt Shteteve të Bashkuara.

    Për momentin, regjistrimet për DV-2027 mbeten të mbyllura dhe autoritetet nuk kanë njoftuar një datë të re për hapjen e aplikimeve. Procesi ligjor pritet të vijojë në Gjykatën e Apelit.

    Gjykata lotaria amerikane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjykata amerikane pezullon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

    October 30, 2026

    Mbi 100 mijë italianë në protesta kundër Melonit, përleshje me policinë në disa qytete

    October 30, 2026

    201 policë të plagosur në protesta, Skënder Hita: Identifikuam 52 persona të dyshuar për dhunë

    October 30, 2026

    Rama flet për përfshirjen e të miturve në protestë: Relativizuan dhunën, e justifikuan

    October 30, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.