PL thirrje për protestë kombëtare në mbështetje të studentëve: Nesër në shesh kundër Ramës

PL thirrje për protestë kombëtare në mbështetje të studentëve: Nesër në shesh kundër Ramës

19:00, 30/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia e Lirisë u bën thirrje anëtarëve, mbështetësve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare nesër, në orën 12:00, para Kryeministrisë, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve.

Në një njoftim pas mbledhjes së Kryesisë, PL akuzon qeverinë për dhunë dhe represion ndaj të rinjve, ndërsa e cilëson largimin e kryeministrit Edi Rama si kusht për zgjidhjen e krizës politike, ekonomike dhe sociale në vend.

Partia e Lirisë njofton gjithashtu se ka miratuar masa të reja organizative në nivel qarku, me synimin për të zgjeruar mobilizimin qytetar dhe përshkallëzuar protestat.

NJOFTIM I KRYESISË SË PARTISË SË LIRISË

Kryesia e Partisë së Lirisë, e mbledhur sonte, u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të PL-së, si edhe të gjithë shqiptarëve, nga mbarë vendi të bashkohen masivisht në protestën kombëtare, nesër, në orën 12:00, para Kryeministrisë, në mbështetje të revoltës së studentëve dhe gjimnazistëve.

Solidariteti me të rinjtë, përballë dhunës barbare shtetërore, represionit, gjakosjes, arrestimeve dhe rrëmbimeve kriminale të studentëve, është një detyrim qytetar dhe patriotik. Zëri i studentëve është zëri i një Shqipërie që kërkon dinjitet, drejtësi dhe ndryshim.

Largimi i Edi Ramës është kryekushti i panegociueshëm për t’i dhënë fund krizës shumë të rëndë politike, ekonomike dhe sociale që po kalon vendi, përgjegjës i vetëm i së cilës është Kryeministri dhe Qeveria e tij, që funksionojnë si organizatë mafioze që ka kapur për fyti të gjithë shtetin, përfshi drejtësinë.

Asnjë zgjidhje e vërtetë nuk mund të ndërtohet pa largimin e Edi Ramës.

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi gjithashtu masa të reja organizative në nivel qarku, me synimin për të forcuar strukturat dhe për të garantuar një mobilizim sa më të gjerë e të fuqishëm, për përshkallëzimin e revoltës rinore dhe qytetare, me qëllim final shembjen e Narkodiktaturës së vetme në Europë.

Të gjithë bashkë, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco