Në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur edhe pesë biznesmenë të njohur të sektorit të ndërtimit.

Bëhet fjalë për Pandeli Carapulin, Arbër Abazin, Ram Gecin, Paqsor Buzin dhe Artan Sakon.

Sipas të dhënave pesë sipërmarrësit janë përfshirë në dosjen hetimore që lidhet me dyshimet për manipulimin e procedurave të tenderimit dhe përfitime të parregullta nga kontratat publike.

Arbër Abazi dhe Artan Sako lidhen me tenderin e Lotit 7 të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërsa Paqsor Buzi me tenderin e Lotit 5. Ram Geci përfshihet në hetimet për ndërtimin e rrugës Porto Romano-Durrës, Loti 3.

Ndërkohë, Pandeli Carapuli është marrë i pandehur për pastrim parash, në lidhje me vilën në kompleksin turistik “White Rocks” në Dhërmi.

Hetimet e SPAK përqendrohen në nëntë procedura tenderimi, si dhe në dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.

Të akuzuarit e dosjes Balluku:

Belinda Balluku, shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie

Pandeli Carapuli, pastrim parash

Igli Tare Pastrim parash në 2 raste

Joana Bushi, pastrim parash

Arbër Abazi, korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh

“Alko Impex General Construction”, korrupsion aktiv

Viola Haxhiademi, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Ergys Verdho, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Adja Strazimiri, shpërdorim detyre; Shkelje në tendera

Anila Sulollari, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Paqsor Buzi, falsifikim dokumentesh disa herë

Artan Sako, falsifikim dokumentesh disa herë

Ram Geci, falsifikim dokumentesh disa herë

“Eurocol” sh.p.k, pastrim parash

Evis Berberi, shkelje në 9 tendera

Gentian Gjyli, shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre

Erald Elezi, shkelje në 3 tendera

Jetmira Dervishi, shkelje në tendera

Mirzeta Kashnica, shkelje në tendera

Jonida Çeçe, shkelje në 3 tendera

Adrian Kroi, shkelje në 4 tendera; Shpërdorim detyre

Denis Xhoshi, shkelje në 3 tendera

Klarita Konomi, shkelje në 1 tender

Miranda Shkurti, shkelje në 8 tendera

Genti Raça, shkelje në 5 tendera; Shpërdorim detyre

Eduart Agalliu, shkelje në 1 tender

Arbër Troka, shkelje në 2 tendera

Dhurata Lazaj, shkelje në 3 tendera

Nikollaq Mihali, shkelje në 3 tendera

Gëzim Noni, shkelje në 3 tendera

Arlinda Gordani, shkelje në 4 tendera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb