Drejtori i Juventusit paralajmëron lojtarët dhe u jep një ultimatum
Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Giovanni Carnevali, ka dalë hapur në mbrojtje të trajnerit Luciano Spalletti, duke ua bërë të qartë futbollistëve se përgjegjësia për rezultatet e dobëta bie mbi ta dhe jo mbi stafin teknik.
Sipas Tuttosport, Carnevali ka mbledhur skuadrën në qendrën stërvitore Continassa, ku u ka përcjellë qëndrimin e drejtuesve të klubit dhe besimin e plotë te Spalletti. Ai ka qortuar të gjithë futbollistët, nga përforcimet e reja deri te lojtarët me më shumë përvojë, duke kërkuar më shumë angazhim, krenari dhe përgjegjësi.
Mesazhi i drejtuesit ishte i qartë: askush në skuadër nuk duhet të mendojë se mund të ndikojë në vendimet e klubit duke vënë në diskutim trajnerin apo duke kërkuar justifikime për paraqitjet e dobëta.
Carnevali beson se kriza e Juventusit nuk lidhet me skemat taktike, formacionet apo rotacionet, por me mungesën e energjisë, shpirtit luftarak dhe dëshirës për të fituar.
Edhe vetë Spalletti, pas humbjes ndaj Genoas, kishte shprehur pakënaqësinë për paraqitjen e skuadrës, duke vënë në pikëpyetje nëse lojtarët po japin gjithçka në fushë.
Trajneri, sipas gazetës italiane, për momentin konsiderohet i paprekshëm, ndërsa futbollistëve u është dhënë një mesazh i prerë: është koha të reagojnë.
Bashkëshortja e Cucurellas i shpëton tragjedisë
Sota dëmtohet rëndë në sytë e trajnerit Maran, presidenti Fatos Troplini bën gjestin e rrallë
Milan–Inter, fundjava sjell derbin e madh italian
- 19:22 “Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”, arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokuroreve
- 19:13 Peskov: Përgatitjet për negociatat në Abu Dhabi nuk nënkuptojnë armëpushim
- 19:12 6.3 miliardë dollarë. Grabitet kompania më e madhe e kriptovalutave
- 19:10 Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë “së shpejti”
- 18:59 Takimi Erdogan-Zelensky në Stamboll të shtunën
- 18:55 Psoriaza, sëmundja e lëkurës që ndikohet edhe nga stresi, mund të trajtohet