Gogu propozon katër masa për mbrojtjen e të miturve në kontakt me policinë

30 Tetor 2026 | 19:41

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka propozuar katër masa për forcimin e garancive procedurale për të miturit që bien në kontakt me organet ligjzbatuese.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Gogu propozoi një formular të të drejtave në gjuhë të kuptueshme për fëmijët, sigurimin e një avokati pa vonesë, njoftimin e hershëm të punonjësit të mbrojtjes së fëmijës dhe krijimin e të dhënave të përbashkëta ndërinstitucionale për monitorimin e këtyre garancive.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë për të Miturit 2027–2030 është në konsultim publik deri më 22 nëntor.

Ai njoftoi edhe punën për transformimin e institutit për të miturit, me fokus te arsimi, rehabilitimi dhe rikthimi në familje.

“Fëmija që ka gabuar duhet të dalë nga takimi me drejtësinë me shkollë, me profesion dhe me familjen pranë, jo me një dosje më shumë”, u shpreh Gogu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Psoriaza, sëmundja e lëkurës që ndikohet edhe nga stresi, mund të trajtohet

Rreth 2-3% e popullsisë shqiptare vuajnë nga psoriaza, sëmundja e lëkurës që, sipas mjekëve, mund të prekë edhe fëmijët, por është më e shprehur në...
18:55 | 30/10/2026

Komisioni Evropian: Po vlerësojmë projektligjin për Bankën e Shqipërisë

Komisioni Evropian ka reaguar lidhur me ndryshimet e fundit në projektligjin për Bankën e Shqipërisë, konkretisht nenin 72, i cili parashikon mbrojtje ligjore për Guvernatorin...
18:40 | 30/10/2026

Rama: Nga viti i ardhshëm, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

Gjatë fjalës së tij këtë pasdite, kryeministri Edi Rama njoftoi se duke nisur nga viti i ardhshëm, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në...
18:20 | 30/10/2026