• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urdhrat e transferimit në burgje nuk janë fletë-kampi pushimesh!

by A. Q
30/10/2026 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Në kohën e komunizmit, bashkimet profesionale dhe organizatat e rinisë ndanin fletë-kampi pushimesh për punonjësit dhe nxënësit e shkollave. Bëhej luftë e madhe për një fletë-kampi, për një kabinë plazhi, apo për disa ditë pushimi në Durrës, Shëngjin a Razëm. Kishte edhe korrupsion, natyrisht. Me vlerën dhe mundësitë e kohës.

Gjenerata Z dhe ajo që vjen pas saj nuk e njohin këtë histori. Por deputetët e Partisë Socialiste, që po bëjnë namin për një urdhër transferimi të Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, e njohin shumë mirë. Madje, ndonjëri prej tyre mund të ketë qenë edhe në komisionet që ndanin fletë-kampet!

Mirëpo, këtu ka një keqkuptim të vogël historik dhe një tjetër, pak më të madh, institucional.

Urdhrat e transferimit në burgje nuk janë fletë-kampi pushimesh!

Në burg njerëzit nuk shkojnë për pushime, por për të vuajtur kufizimin e lirisë, sipas një vendimi gjyqësor. Edhe transferimi nga një burg në tjetrin nuk është ndryshim destinacioni turistik.

Padyshim, çdo person i izoluar ka të drejtë të njihet me urdhrat që prekin të drejtat e tij, të dijë arsyet e transferimit dhe t’i kundërshtojë ato sipas ligjit. Për këtë nuk ka nevojë për ndërhyrje parlamentare. Ka ligj, procedura dhe institucione që duhet t’i zbatojnë.

Në fakt këtu lind një pyetje fare e thjeshtë: mirë Erion Veliaj ka deputetë që interesohen për urdhrin e transferimit të tij, po të burgosurit e tjerë kush i ka në patronazh parlamentar?!

Administrata e burgjeve transferon vazhdimisht persona nga një institucion në tjetrin, për arsye që lidhen me kërkesat e tyre, nevojat e sigurisë, kushtet e trajtimit apo administrimin e sistemit dhe pa dyshim me kërkesat e prokurorëve për të paraburgosurit. Për secilin prej të izoluarve në burgje administrata mban përgjegjësi të plotë. Jo vetëm për ata që kanë miq në Parlament.

Këtu, pra me interesimin parlamentar në këtë rast, fillon problemi i vërtetë politik.

Deputeti nuk është zgjedhur për të siguruar burgun më të mirë për të njohurin e vet. Është zgjedhur për të garantuar që të gjitha burgjet të përmbushin të njëjtat standarde ligjore.

Përndryshe, çfarë po diskutojmë?! Që burgu i Durrësit është më i mirë se ai i Fierit?! Që duhet një fletë-kampi për Durrës, Shëngjin, Theth, apo Razëm?!

Për hir të së vërtetës, burgu i Fierit është ndër institucionet me kushtet më të mira infrastrukturore që kemi sot. Por edhe sikur të mos ishte, shqetësimi i deputetit duhet të ishte përmirësimi i kushteve në Fier, jo sigurimi i një vendi në Durrës për një person të caktuar.

Standardi i trajtimit në burg nuk mund të varet nga pesha politike e të burgosurit, as nga numri i deputetëve që interesohen për të.

Ajo që nuk kuptoj është heshtja e këtyre parlamentarëve për problemet serioze të drejtësisë. Për zvarritjet e proceseve, për paraburgimet e gjata dhe jo të justifikuara, për standardet e provës dhe për cilësinë e vendimmarrjes gjyqësore.

Për këto nuk dëgjohet ndonjë shqetësim i madh. Por përse një person transferohet nga Durrësi në Fier, papritur zbulohet një emergjencë parlamentare!

Jalla, ore jalla!

Dhe ironia është se deputetët, që kanë në dorë të ndryshojnë ligjet dhe të kontrollojnë standardet e sistemit, po sillen sikur kanë në dorë vetëm ndarjen e fletë-kampeve.

Mua kjo sjellje më duket krejt jashtë realitetit. Ose, për të qenë pak më dashamirës, ndoshta është shprehje e një pakënaqësie politike me partinë dhe qeverinë e tyre, që nuk dinë ku ta shkarkojnë.

Sepse, nëse problemi është drejtësia, le të flasin për drejtësinë. Nëse problemi janë burgjet, le të flasin për të gjitha burgjet, që administrojnë vetë. Nëse problemi është ligjshmëria e transferimit të të izoluarve, le të kërkojnë zbatimin e ligjit për të gjithë. Jo vetëm për atë që njohin apo i kanë borxhe politike.

Nëse problemi është thjesht që një i njohur i tyre duhet të qëndrojë në Durrës dhe jo në Fier, atëherë kemi mbetur ende te mendësia e vjetër e fletë-kampeve. Por me një ndryshim të vogël: dikur ndaheshin vende për pushime. Sot po kërkohen preferenca edhe për vendet e privimit të lirisë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Urdhrat e transferimit në burgje nuk janë fletë-kampi pushimesh!

October 30, 2026
Çfarë dimë për vjedhjen prej 6.3 miliardë dollarësh të bursës më të madhe kriptomonedhave në botë

Çfarë dimë për vjedhjen prej 6.3 miliardë dollarësh të bursës më të madhe kriptomonedhave në botë

October 30, 2026
Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!

Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!

October 30, 2026
Djali i Netanyahut nuk kursehet në akuza: Arabët izraelitë janë kërcënimi më i madh për Izraelin pas Iranit!

Djali i Netanyahut nuk kursehet në akuza: Arabët izraelitë janë kërcënimi më i madh për Izraelin pas Iranit!

October 30, 2026
Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

October 30, 2026
I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, rrëfimi i 50-vjeçares në SHBA: Kam ende dhimbje fizike dhe shpirtërore…

I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, rrëfimi i 50-vjeçares në SHBA: Kam ende dhimbje fizike dhe shpirtërore…

October 30, 2026
Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërheq akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook

October 30, 2026
Pse opozita bëri harakiri live në televizion?

Pse opozita bëri harakiri live në televizion?

October 30, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“PD-ja është parti bojkotesh”- Zgjedhjet vendore më 9 maj, Çupi: Berisha që tani e pranon humbjen, i ka frikë kutitë e votimit!

October 30, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama në Tryezën Kombëtare: Nga viti i ardhshëm, fëmijët në shkollë deri në orën 17:00!

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In