Një nga episodet më të shëmtuara të protestave qytetare të javës së kaluar ishte padyshim goditja pa mëshirë e një 47 vjeccari nga efektivet e forcave Shaiponja.
Pamje që u filmuan nga gazetari Osman Stafa, dhe që bénë me shpejtësi xhiron e rrjetit.
Po kush ishte personi që u gëllua me shkop gome dhe shkelma në trup dhe në kokë, derisa u la pa ndjenja në një kënd të errët pranë stadiumit Dinamo?
Lulëzim Gjini, pjesëmarrës në protestë, ai tregon se atë natë ka qen bashkë me 3 vajza të tjera të cilat përpiqeshin t’i shmangeshin policisë. Papritmas 3 prej efektivëve të Shqiponjave i kanë goditur me spray në sy, duke bërë kështu të humbin ngjenjat.
Do të ishte ky momenti kur situata do të pershkallëzohej
dhe disa dhjetra uniforma të policisë, do të sulmonin grupin e vogël te protestuesve.
Për ccudi, kësaj radhe, pas dhunes, efektivet do te
largoheshin pa kryer procedurën e zakonshme te shoqërimit të personave té kapur. Që eshtë i provuar edhe nga disa foto te bëra pak minuta pas sulmit brutal, ndërsa 47 vjeccari ishte dërguar në QSUT.
A mund të ketë shkak më të madh se sa rreziku i një
traume fizike, për të hequr dorë nga dalja në sheshe dhe
përballja me forcat e policisë?
Lulzimi thotë që ka dalë dhe do të dalë çdo ditë në protestë. Po ccfarë e shtyn një qytetar të dalë e të protestojë për mbi 150 dité pa ndërprerje?
Ai thotë se jam 47 vjecc sot dhe nuk kam një shtëpi timen. Por për t'iu kthyer momentit te dhunes policore, sipas
komunikatës së policise, personi i identifikuar si dhunues i
Lulëzim Gjinit, efektivi i shqiponjave me inicialet A.K. eshte
pezulluar nga detyra, nderkohe q vete i demtuari, ka bere
kallëzim në lidhje me rastin.
© SYRI.net
EMRI/ Tragjedi në autostradën A1 në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
FOTO/ Shqiptari u vra për një borxh droge prej 1.500 eurosh, bashkëshortja: E prisnim në shtëpi unë dhe vajza ime
EMRI/ Shpërthimi me 6 viktima në Athinë, arrestohet shqiptari dhe dy grekë, prenë tubat e gazit për të vjedhur bakrin