Krizë në Poloni, policia “pushton” Gjykatën Kushtetuese – presidenti kthehet urgjentisht në vend

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka ndërprerë vizitën zyrtare në Senegal dhe është nisur urgjentisht drejt vendit të tij, pas hyrjes së policisë në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, në një kohë kur vendi po përballet me një përplasje të thellë institucionale.

Nawrocki njoftoi se kishte vendosur të ndërpriste udhëtimin dhe të kthehej në Poloni, duke theksuar se prania e tij në vend ishte e nevojshme në këto rrethana.

“Presidenti duhet të jetë në Poloni në një moment të tillë. Po e ndërpres fluturimin drejt Senegalit. Po kthehem”, deklaroi ai në rrjetin social X.

Ndërkohë, policia konfirmoi se zyrtarët e saj kishin hyrë në ndërtesën e Gjykatës Kushtetuese. Sipas autoriteteve, ky veprim erdhi pas incidenteve të ndodhura para objektit, ku ndaj zyrtarëve policorë ishin hedhur sende të rrezikshme.

Ngjarja ka përshkallëzuar edhe më tej tensionet politike dhe institucionale në Poloni, ku prej muajsh vazhdon përplasja rreth funksionimit të Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, autoritetet policore në Varshavë kanë mohuar raportimet se zyrtarët kishin hyrë brenda ndërtesës së gjykatës, duke sqaruar se ata ndodheshin në territorin e institucionit dhe po kryenin detyrat e tyre ligjore për garantimin e sigurisë.

Përplasja lidhet me një mosmarrëveshje të gjatë politike dhe juridike mes qeverisë së kryeministrit Donald Tusk dhe opozitës së djathtë, të mbështetur nga presidenti Nawrocki.

Në fillim të këtij viti, Nawrocki refuzoi të pranonte betimin e tre prej gjashtë gjyqtarëve të zgjedhur nga parlamenti. Në anën tjetër, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bogdan Święczkowski, nuk lejoi që gjyqtarët e propozuar nga shumica aktuale parlamentare të merrnin detyrën.

Kjo përplasje ka paralizuar në masë të madhe punën e Gjykatës Kushtetuese dhe ka thelluar krizën mes institucioneve shtetërore në Poloni. /Telegrafi/

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika