E premte, 30 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Fluturimi i ulët i “Air Force One” mbi Shtëpinë e Bardhë shkakton kaos në aeroport, vonohen mbi 200 fluturime

Një fluturim i pazakontë i avionit presidencial amerikan, Air Force One, mbi Shtëpinë e Bardhë, shkaktoi vonesa në mbi 200 fluturime dhe shqetësim në Uashington. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, më 29 tetor, gjatë një feste për Halloween të organizuar nga presidenti Donald Trump për fëmijët.

Avioni presidencial kreu dy fluturime në lartësi më të ulët se zakonisht rreth Shtëpisë së Bardhë. Si pasojë, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ndërpreu përkohësisht trafikun ajror në aeroportin kombëtar Ronald Reagan të Uashingtonit.

Reklamë

VIDEO KETU

Sipas Reuters, autoritetet lokale, aeroporti dhe banorët u njoftuan vetëm 15 minuta përpara fluturimit. Kjo shkaktoi reagime nga përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak të Distriktit të Kolumbias, të cilët e cilësuan njoftimin si të papritur. Edhe përfaqësuesit e kompanive ajrore thanë se kishin marrë informacion më pak se një orë përpara.

Reklamë

Pasojat u ndjenë edhe te udhëtarët, pasi disa avionë u detyruan të qëndronin në ajër duke kryer rrotullime, ndërsa të tjerë pësuan vonesa. Sipas të dhënave të FlightAware, 26% e fluturimeve në nisje dhe 17% e atyre në mbërritje u vonuan, duke arritur në 202 fluturime gjithsej.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë publikoi pamjet e fluturimit në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si një spektakël për fëmijët që festonin Halloween. Trump njihet për preferencën e tij ndaj fluturimeve demonstrative të Air Force One, të cilat janë zhvilluar edhe gjatë aktiviteteve të mëdha sportive ku ai ka qenë i pranishëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.