Manushaqe Vogli nga Kamza i është drejtuar emisionit “Stop”, për të denoncuar një faturim prej 5 milionë lekësh të vjetra për energjinë elektrike, që sipas saj i është faturuar gjatë pesë muajve.
Qytetarja pretendon, se shuma është e pajustifikuar, pasi konsumi në banesën e saj, është shumë i vogël. Ajo tregon, se është ankuar te faturisti i zonës, pranë pikës së OSHEE-së në Kamëz, te shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit dhe në drejtorinë qendrore, por nuk i është dhënë zgjidhje dhe i kanë kërkuar të shlyejë detyrimin.
Gazetarja verifikon pajisjet elektrike në banesë, ku përdoren televizori, lavatriçja, frigoriferi, dushi dhe ndriçimi, ndërsa gatimi bëhet me gaz. Nga ana tjetër, faturisti shpjegon, se bëhet fjalë për një akumulim faturash, pasi matësi nuk është lexuar siç duhet.
Manushaqe Vogli, tregon librezën e pagesave, që e ka të vulosur, duke provuar, se i ka shlyer detyrimet e mëparshme. Drejtori i Medias në OSHEE-në qendrore, Ardi Kola, premton, se do të interesohet për rastin. Por përgjigjja, që i përcillet emisionit, vijon të këmbëngulë, se kilovatët janë konsumuar.
Faturisti OSHEE Kamëz:
-Nëse 1 muaj ka harxhu 100 mijë lekë…
-Nuk i është parë matësi, edhe mund t’jetë faturu 50 mijë lekë, dhe i ka ngel gjatë kohës që nuk i është parë matësi.
-Po.
-Jo, jo pa akt-marrëveshje ka qenë një periudhë kohore që ajo zonë nuk kishte lexues. Nuk është shikuar matësi çdo muaj. A kupton? Prandaj…
-Ajo mund të ketë harxhu përshembull 100 mijë lekë po marr një shifër unë…
-Ndërkohë i është shkruajtur 50 mijë lekë,. A kupto? I është akumulu.
-Po.
-Nuk e di a m’kuptove kur t’thashë që ka akumulim gjatë kohës që në zonë nuk ma pasur lexues.
-Po pra.
-Po pra, dakord i ka!
Ardi Kola Drejtori i Medias OSHEE :
-E marr vesh.
-Ja të interesohem e të them
-A mund ta di arsyen pse je atje ndërkohë që…
-Më lër të pyes arsyen pse janë mbyllur në Kamëz, ndërkohë më ço pak dhe kontratën. /Tv Klan/












