Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re, synojnë të ulin varësinë nga SHBA-të

    Merz nga kufiri mes dy Koreve: Shpresoj që gadishulli të ribashkohet si Gjermania

    Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bloomberg derdh 116 milionë dollarë për demokratët para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Merz nga kufiri mes dy Koreve: Shpresoj që gadishulli të ribashkohet si Gjermania
    Botë

    Merz nga kufiri mes dy Koreve: Shpresoj që gadishulli të ribashkohet si Gjermania

    October 30, 2026

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka shprehur shpresën se Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut do të arrijnë një ditë të kapërcejnë ndarjen mes tyre, duke marrë si shembull përvojën e ribashkimit të Gjermanisë 36 vite më parë.

    Gjatë një vizite në zonën e çmilitarizuar (DMZ), që ndan dy shtetet koreane, Merz kujtoi pasojat e ndarjes së vendit dhe dëshirën për rikthimin e unitetit kombëtar.

    “Le të shpresojmë që edhe Koreja të ketë një ditë mundësinë të rifitojë unitetin shtetëror”, deklaroi kancelari gjerman.

    “Edhe në këtë vend mund të kuptohet se sa shumë vuan një vend nga ndarja dhe sa e madhe është dëshira për ribashkim, të paktën në këtë pjesë të gadishullit korean”, shtoi ai.

    Gadishulli korean mbetet i ndarë që prej përfundimit të Luftës së Koresë, në vitin 1953. Në njërën anë ndodhet Koreja e Veriut, e drejtuar nga Kim Jong Un, ndërsa në jug është Republika e Koresë, një shtet demokratik.

    Vija kufitare shtrihet përgjatë 248 kilometrave, pranë paralelit të 38-të, dhe përshkohet nga një zonë e çmilitarizuar me gjerësi rreth dy kilometra.

    Gjatë vizitës, Merz pa nga afër edhe kazermat ikonike blu, të vendosura pikërisht mbi vijën e demarkacionit, ku zhvillohen takimet e drejtpërdrejta mes përfaqësuesve të dy Koreve. Në këtë pikë, në vitin 2018, presidenti i atëhershëm i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, dhe lideri koreano-verior Kim Jong Un shtrënguan duart.

    Ky takim shënoi herën e parë që një udhëheqës i Koresë së Veriut kishte shkelur në territorin jugor, qoftë edhe për pak hapa. Gjatë vizitës së tij, Merz qëndroi për disa çaste edhe në anën verikoreane, brenda njërës prej këtyre ndërtesave.

    Kjo pikë në zonën e çmilitarizuar mbetet i vetmi vend ku mundësohet kalimi i drejtpërdrejtë mes dy Koreve.

    Merz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re, synojnë të ulin varësinë nga SHBA-të

    October 30, 2026

    Merz nga kufiri mes dy Koreve: Shpresoj që gadishulli të ribashkohet si Gjermania

    October 30, 2026

    Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bloomberg derdh 116 milionë dollarë për demokratët para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

    October 30, 2026

    Shkolla deri në orën 17:00, Rama njofton ndryshimin që nis vitin e ardhshëm

    October 30, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.