• Kontakt
Friday, October 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si gënjeu Rama për Paktin e Universitetit? A duhet t’i besojnë më studentët?

22:06 : 30/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Më shumë se dy javë protesta intensive në zemër të Shqipërisë. Mijëra studentë dhe qytetarë të zhgënjyer nga arroganca dhe premtimet e pambajtura të kryeministrit Rama mbushën rrugët e Tiranës dhe qendrën e saj, duke u përballur çdo ditë me një agresion policor të pashembullt.

Gjatë ditës, thirrjeve për liri dhe një jetë më të mirë, të bërtiturave, gurëve, molotovëve, kapsollave, fishekzjarrëve, policia iu përgjigj dhëmb për dhëmb me ujë me presion e kimikate, gaz lotsjellës, spraj me piper, plumba gome e metalikë, përplasje fizike e thyerje këmbësh, ndërsa natën mbizotëronte terrori, presioni dhe arrestimet e dhunshme.

Ditën tjetër, pa kënduar gjeli, si të mos kishte ndodhur asgjë, Rama niste aktrimin para shkallëve të tij, duke kërkuar dialog.

Diçka që nuk u pranua asnjëherë nga studentët dhe kjo gjë e detyroi kryeministrin të dilte në konferencë e t’ju kujtonte atyre mbështetjen që u vjen nga Pakti për Universitetin i bërë në vitin 2018.

“60% ose 6/10 studentë, sot, falë atij pakti, përfitojnë të paktën një formë mbështetjeje të drejtpërdrejtë nga shteti. Në Tiranë, tarifat që paguajnë studentët për konviktet mbulojnë më pak se 1/3 e kostos vjetore”, tha Rama.

Lexo edhe:

Gazetari: Transferimi i Veliajt, mesazh kërcënues për socialistët që dalin nga rreshti i Ramës

SRF: Gjobat, ndalimet dhe zonat e protestës, si po kufizohet liria e tubimit në Shqipëri

Por cilat kanë qenë premtimet e qeverisë asokohe, pasi kanë kaluar 8 vite dhe duhet të bëjmë një retrospektivë?

“Së pari kemi studentët me familje me ndihmë ekonomike, të verbërit, paraplegjikë, tetraplegjikë, që marrin financimin e plotë 100% të tarifës dhe po ashtu studentë me familje me ndihmë ekonomike, të verbër, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, që do të përfitojnë një bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja.

Së dyti, studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi do të përfitojnë financimin nga qeveria 100% të tarifës së tyre të regjistrimit dhe po ashtu në çdo program studimi, ata do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekësh të reja.

 Së treti, do t’i japim një mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës së studimit drejtpërdrejt nga buxheti”, pati deklaruar Rama në 2018.

“Disa prej studentëve i kanë marrë këto bursa dhe këto ndihma, por është një proces burokratik shumë i ngatërruar dhe është pjesërisht e plotësuar. Nuk mund të themi që të gjithë studentët e kanë marrë premtimin e qeverisë”, shtoi studenti Angjelo Tila.

“Ana tjetër e kërkesës lidhet me konviktet. Me aktin normativ të buxhetit janë 3 milionë dollarë shtesë për investimet në infrastrukturën e konvikteve dhe ç’ka është pak, por e sigurt, brenda këtij mandati të gjithë konviktet e Republikës së Shqipërisë do të jenë të rindërtuara”, pati premtuar kryeministri.

“Unë nuk mund të flas për gjithë Shqipërinë, por nëse flas për Tiranën, pjesa më e madhe e konvikteve janë në gjendje të rrënuar. Ka pjesërisht mungesë të mensave, kushtet janë skandaloze, ngrohja është një element i rëndësishëm sidomos gjatë dimrit, nuk mund të funksionosh normalisht nëse nuk ke një ngrohje stabile.

Nëse flasim për ujë dhe drita, atëherë e dinë të gjithë që janë me orar. 

Gjendjet e kuzhinave, të dusheve, janë skandaloze. Përtej faktit që ti duhet të studiosh fort, duhet të mësohesh edhe me këtë stil jetese. Faktikisht, nuk është as stil jetese, por stil mbijetese”, deklaroi studenti Tila.

“Mjafton të shikoni gjendjen ku është situata. Ju e shihni që konviktet po merren nga punëtorët që po vijnë nga jashtë, duke i lënë studentët shqiptarë të përballen me çmimet e shtrenjta të Tiranës”, shtoi studiuesi Muka.

“Unë jam te Universiteti Bujqësor i Tiranës. Së fundmi doli edhe skandali me motorristët e një kompanie private, të cilët ishin të strehuar atje dhe kishin zënë dy godina në Rezidencat Studentore”, tha studentja Iris Kola.

E ndërkohë që shtetasit e huaj që punojnë si motorristë strehohen në godinat e studentëve, Kola tha se ka akoma rezidenca që nuk janë funksionale, nuk janë të mbaruara dhe fondet prapëseprapë nuk janë të justifikuara dhe nuk ka transparencë.

“Ndërtimet janë në mënyrë skandaloze. Muret janë tej mase të holla, saqë kur tështin, të thonë shëndet nga dhoma tjetër. Deri vjet nuk kishin as ujë të ngrohtë, tani më kanë thënë që e kanë azhurnuar. Përveç ujit të ngrohtë që tani ka ardhur si inovacion, nuk ka as mensa”, shtoi ajo.

Një tjetër premtim i z. Rama në 2018 ishte rishikimi i titujve akademikë, pra lufta ndaj plagjiaturave.

Një premtim qesharak nëse vëmë në dukje se gjatë 2 muajve të fundit emisioni “Piranjat” ka transmetuar 5 episode të politikanëve shumë pranë z. Rama, të cilët janë kapur me plagjiaturë, mes tyre ministrja më e re e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ish-ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Ogerta Manastirliu, z. Taulant Balla dhe Ulsi Manja.

Një tjetër premtim ishte pajisja e studentëve me karta.

“Unë që kur kam marrë kartën time të studentit nuk e kam përdorur asnjëherë, të jem realist, sepse të gjithë shokët dhe shoqet e mia e kanë përdorur vetëm për atë abonenë e autobusit dhe mua nuk më është dashur ndonjëherë aboneja e autobusit”, tha për “Piranjat” studenti Angjelo Tila.

“Nga ana tjetër, për blerjet e përditshme nuk ka asnjë mbështetje. Janë 2-3 dyqane specifike për libra jashtëshkollorë, jo të shkollës, që marrin ulje dhe mund të ketë ndonjë ulje sezonale me përqindje të vogël, gjë që ne nuk e kemi luksin t’i shohim, pasi studenti shqiptar nuk ka kohë të mendojë për teatro dhe për muze.

Ndërkohë që paradite është në shkollë dhe pasdite duhet të ndjekë punën, detyrimisht. Sepse dhe me atë 10 mijë lekëshin që marrin nuk arrijnë të mbulojnë asgjë nga shpenzimet e përditshme”, shtoi Iris Kola.

Lidhur me bibliotekën me standarde europiane apo kampusin universitar të Tiranës, studentët pohojnë se asnjëra nuk është ndërtuar ende./Piranja news

Etiketa: Edi Ramaprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari: Transferimi i Veliajt, mesazh kërcënues për socialistët që dalin nga rreshti i Ramës

21:12 : 30/10/2026
AKTUALITET

SRF: Gjobat, ndalimet dhe zonat e protestës, si po kufizohet liria e tubimit në Shqipëri

20:29 : 30/10/2026
AKTUALITET

Hoxha: Brenda policisë pati kundërshti për dhunën, disa njësi nuk iu përgjigjën thirrjeve

19:13 : 30/10/2026
AKTUALITET

“Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat

19:02 : 30/10/2026
AKTUALITET

Rama: Fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

18:51 : 30/10/2026
AKTUALITET

Rama, armiqtë Gys-Erion, “iraniani” dhe “francezi”

18:47 : 30/10/2026

TË GJITHA

Si gënjeu Rama për Paktin e Universitetit? A duhet t’i besojnë më studentët?

22:06 : 30/10/2026

Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e institucionit në Poloni

22:01 : 30/10/2026

5 milionë lekë faturë energjie për 5 muaj, qytetarja denoncon OSHEE-në: Matësi nuk është lexuar rregullisht

21:50 : 30/10/2026

Shiti tokën dhe iku në Irlandë, pas 5 vitesh e arrestojnë për ndërtimin e një muri rrethues

21:48 : 30/10/2026

‘Policia pasqyra e shtetit’/ Plumbat e gomës dhe dhuna ndaj protestuesve, ish-efektivët denoncojnë shkeljet e policisë

21:33 : 30/10/2026

Paratë dhe fati financiar troket në nëntor për këto 4 shenja të horoskopit

21:29 : 30/10/2026

Aksident fatal në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar (Foto-Emri)

21:18 : 30/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com