
Kreu i PD-së Berisha, tha sot se edhe nëse fiton zgjedhjet e ardhshme, nuk do bëhet kryeministër, por do i nënshtrohet referendumit popullor për këtë. Ai e bëri deklaratën në A2 CNN në emisionin në ‘Çdo kënd’ me gazetaren Merita Haklaj.
“Një gjë kam deklaruar se unë kryeministër nuk bëhem pse fitoj zgjedhjet. Jo. Bëhem kryeministër me referendum. Po fitova zgjedhjet do votojnë edhe njëherë shqiptarët për kryeministrin. Kushtetuta nuk e pengon se ti u jep mundësi me 3-4 kandidatura me referendum popullor. Absolutisht asnjë ambicie, por respekt. Se nëse ti udhëheq fushatën dhe fiton të gjitha ato që u ke thënë qytetarëve ata kanë të drejtë. Atëherë del problemi që ata duhet të vendosin veças për kandidaturat e kryeministrit”, tha Berisha.
Berisha shprehu bindjen opozita fiton zgjedhjet brenda një muaji pa Edi Ramën.
“Në kushte të lira, sot opozita fiton zgjedhjet nëse zgjedhjet bëhen brenda një muaji pa Edi Ramën”, tha ai.
Kreu demokrat i qëndroi deklaratave të tij për kufizimin në dy mandate të kryeministrit.
“Jam, sepse nga viti 1990-2013 ka ndodhur 4 rotacione. Nga 2013 deri më sot asnjë rotacion sepse në Shqipëri rotacionin e lejon krimi i organizuar me Edi Ramën.”