Avokati Ibraj: Autori rrezikon burgim të përjetshëm, bashkëshorti i Arlinda Zekajt mund të dënohet 15 vite burg
Avokati Kujtim Ibraj ka komentuar vrasjen e Arlinda Zekajt. Sipas tij, si një ngjarje e cila është vrasje me paramendim dhe në rrethana cilësuese për shkak të lidhjeve familjare, ka treguar sa mund të jetë dënimi maksimal për autorin dhe bashkëpunëtorin.
Sipas avokatit, autori i krimit rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm, ndërsa për bashkëshortin e viktimës, Ibraj parashikon që prokuroria mund të ngrejë akuza me një dënim të mundshëm prej 15 vitesh burg.
“Kemi të bëjmë me vrasje me parandimin në rrethana cilësuese për shkak të lidhjeve familjare që ka. Unë besoj që ai do të dënohet me burgim të përjetshëm, por unë besoj që edhe bashkëshorti ndoshta akuzën e prokurorisë do ta shohim më vonë, besoj që do të jetë edhe ai në bashkëpunim bashkë me të vëllain. Që do të thotë, unë them që 15 vite burg për bashkëshortin dhe burgim të përjetshëm për vëllain, autorin e vrasjes. Pra marzhi i dënimit është shumë i rëndë”, tha Ibraj.
Krasniqi: Arlinda Zekaj dokumentoi gjithçka, një rrjet pengoi zbatimin e vendimit të gjykatës
“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”, arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokuroreve
‘Drejtori i policisë s’mund të bëhet ‘kurban’’, PDK kërkon shkarkimin e ministrave Gërvalla e Sveçla
- 22:23 “Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro
- 22:08 Krasniqi: Arlinda Zekaj dokumentoi gjithçka, një rrjet pengoi zbatimin e vendimit të gjykatës
- 21:44 Vrasja e Arlinda Zekajt, avokati Ibraj: Efektivi i policisë duhet të ishte në burg…
- 21:09 SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve
- 21:06 Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re strategjike, ja sektorët ku do të përqendrohet bashkëpunimi
- 21:04 Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit